intervist në gazeten greke..

2005-07-10 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

--------------------------------------------------------------------------------
Opinioni im personal:

Ne fillesat e tij si kryeminister saliu duhet mbeshtetur sepse kjo eshte detyra e cdo qytetari - te mbeshtese dhe inkurajoje kryeministrin dhe qeverine e re. Tani lexoni premtimet e sales.

Disa nga premtimet e saliut te bera publike ne interviste me gazeten greke “Esspresso”:

1- brenda 4 vjeteve te gjithe shqiptaret do t'i kthej nga emigracioni drejt e ne Shqiperi!!! “Do të punoj fort dhe shumë afër me qeverinë greke për investime, e cila do të hapë punë për të gjithë. Kur unë të kem bërë Shqipërinë joshëse për investime dhe në hapjen e punëve për të gjithë, atëherë do të hapet dhe rruga që shqiptarët kudo që janë të kthehen në atdheun e tyre."

2- nuk do te bej gabimet qe bera me pare; do t'a harroj te kaluaren time! Per kete gje viziten e pare do ta bej ne Greqi sapo te marr pushtetin ne dore.

3- Maredheniet me Greqine do te jene nga me te shkelqyerat!!! Une e kam mik timin kryeministrin grek pa asnje dyshim. Rruajme lidhje te shkelqyera. Dhe kjo miqësi e imja me kryeministrin grek do të jetë një nga arsyet që ne do të presim për një epokë të re, të artë në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

4- Vendin do ta bej te ngjashem me vendet e BE-se!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

5- Do ti marr ne mbrojtje minoritaret greke!!!! Nuk do të përsërisë gabimet e mëparshme në kohën kur ai drejtonte vendin si president dhe që e ka pranuar publikisht se gjyqi ndaj 5 minoritarëve zhvilluar prej 11 vjetësh ishte një gabim i madh dhe që ndikoi shumë keq në marrëdhëniet me fqinjët, por dhe një sinjal negativ për ndërkombëtarët për skllavërimin e lirisë së të drejtave të njeriut te pakicat.
------------------

Pastaj saliu pranoi qe nuk foli me Karamanlis per urimin gjoja ky i fundit i kishte bere saliut! Fajin e paska patur nje burim i selise se Karamalisit e cila u tha gazetave shqiptare kete genjeshter. Ja lexoni vete gafat e saliut akoma pa u bere kryeminister:

“Nuk fola me Karamanlis dhe nuk kam folur akoma me kryeministrin grek. Burimet e mediave greke ua njoftuan këtë lajm atyre shqiptare. Në asnjë mënyrë nuk nisi nga partia ime, nga bashkëpunëtorët e mi. Mediat e dhanë lajmin duke u mbështetur nga burime të sigurta të Kryeministrisë greke. Sidoqoftë nuk ishte e nevojshme të merrja mbështetjen e kryeministrit grek për të shprehur miqësinë e tij. Nuk ka asnjë dyshim që kryeministri grek është miku im. Ruajmë lidhje të shkëlqyera. Dhe kjo miqësi e imja me kryeministrin grek do të jetë një nga arsyet që ne do të presim për një epokë të re, të artë në marrëdhëniet shqiptaro-greke"

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.