Të sëmurët

2005-07-08 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Të sëmurët

Paj, besoj se të gjithë e keni të njohur shprehjen sëmundje. Sëmundja i referohet fushëveprimit mjekësor, kjo pa dyshim. Por, si intepretohet sëmundja, kë e thërrasim të sëmurë, ose si diagnostifikohet dikush ose ndonjë individ si i sëmurë? Kjo është ajo pjesa më e rëndësishme, por njëherit edhe më e vështirë e fushëveprimtarisë mjekësore.

Gjëja e parë që të bie ndërmend është ajo pjesa e sëmundjes e cila sigurisht se është më e lehtë. Pra, të sëmurë i quajmë të gjithë ata persona ose personin i cili është i sëmurë. Fillimisht sëmundja këtu nënkupton pjesën praktike, ndërsa më vonë do të mundohem të shpjegojë pjesën psiqike të interpretimit të sëmundjes, nëse mund t’i thuhet kështu.

Pra, sipas mjekësisë, i sëmurë mund të emërohet personi i cili është, psh: i ftohur, ka gripin, pra atij ose asaj i udhëzohet përdorimi i barërave ose ilaqeve, përdorimi i çajit të nxëhtë ose të ftohtë. Disa mjekë udhëzojnë edhe përdorimin e verës së ngrohtë, të vluar, sepse, kjo, sipas mjekësisë, është krejtësisht në rregull. Lëndimet fizike si kategorizim i sëmundjes këtu përjashtohen.

Nëse me kujdes i përcjellë veprimet e politikanëve tanë dhe deklaratat por edhe shkrimet e tyre mediale, nëse me kujdes i përcjellë zhvillimet në arsimimin Kosovar në përgjithësi, në çdo nivel, si atë fillor, të mesëm dhe të lartë, nëse me kujdes përcjellë zhvillimin ekonomik, shkencorë, pra me një fjalë, nëse përcjellë me kujdes çdo zhvillim në çdo fushëveprimtari në Kosovë menjëherë duket se “diçka” nuk është në rregull, se këtu ka mangësi që, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Disa menjëherë do të reagonin në atë mënyrë që, thjeshtë, “e kthejnë kokën mënjëanë dhe nuk interesohen më për asgjë përveç përmbushjes së nevojave personale-familjare”, ndërsa disa do të reagonin duke nxitur debat mbi përkufizimin e asaj së çka është e rregullt e çka nuk është e rregullt, pra, e parregullt? Si të dihet se çka është mirë e çka është keq, etj. etj.

Ky shkrim nuk ka për qëllim me u marr me përkufizimin e këtyre shprehjeve mjaft debatuese, pajtohem. Filozofët e vjetër qysh moti i kanë përkufizuar këto shprehje, por, si duket, përkufizimet e atëhershme më nuk vlejnë në kohën e tashme për shkak se jeta, në përgjithësi, është zhvilluar në çdo lëmi, fushëveprim. E tash, tjetër është se ai zhvillim nuk e ka kapluar tërë botën, çdo pjesë të kontinenteve, çdo vend, çdo lagje e çdo familje.

Mund të ndodhë që kjo sëmundje rrjedhë mu për shkak të këtij zhvillimi, një zhvillim i cili më shumë është “huazuar nga jashtë”, më konkretisht nga vendi më i zhvilluar në botë, pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA e jo ShBA ju lutem) sesa që është një zhvillim konkret i cili buron nga vendi përkatës, që buron nga nevoja, nga dijenia shkencore se gjërat ecin, se gjërat nuk mund t’i ndal askush, pra, ato mund të kontrollohen por jo të ndalohen ose të ndëpriten, se zhvillimi i një vendi, pra, i shoqërisë është dicka e natyrshme, e jo dicka që varet nga dikush, pra, nga qenia njerëzore, sepse qenia njerëzore është vetëm një “copë në lumë” që do të duhej të notonte bashkë me rrjedhën, etj. etj.

E pranoj, kjo është një cështje mjaft debatuese e jo filozofike, por, prap, ne si shoqëri kosovare duhet të flasim për këto zhvillime, në të vërtetë, ishte dashur të flasim për këto zhvillime, të ballafaqohemi me to, të merremi me to, e jo të meremi psh: me Nexhat Dacin, Ibrahim Rugovën, ose edhe me Hashim Thacin, dhe partitë e tyre. Zhvillimet kosovare nuk varen nga këta njerëz sepse, thjeshtë, Kosova nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta politikanë. Këta njerëz, megjithë partit e tyre, janë administratorë të mundshëm të këtyre rrjedhave të natyrshme, e asgjë më shumë. Andaj edhe këta të huajt që vijnë, martohen, e shkojnë nga Kosova, quhen kryeadministratorë ndërkombëtar në Kosovës, për ata që nuk e dinë. E tash, nëse politikanët tanë nuk janë të zotë të përballen më këto rrjedha, nëse nuk dinë të merren me administrimin e zhvillimit shoqërorë, ata do të duhej të shkonin, vetëvetiu. Procesi i votimit këtu është cështje ose diskutim krejt tjetër. Këta njerëz asnjëherë nuk do të shkojnë nga pozitat që janë nëse pritet që ata të largohen për shkak se ata nuk janë votuar ose se janë mbivotuar. Pra, edhe shkenca e politikës ka përparuar, ose jo?

Këtu po flas, ndoshta, për një aspekt të sëmundjes të botës moderne, që, si duket, ende nuk ka ilaq për shërimin, e lëre më për parandalimin e saj. “Sëmundja e botës moderne”, kështu do ta quaja këtë lloj të sëmundjes “së re” për neve këtu në Kosovë, por, si duket, e njëjta vlenë edhe për Evropën. Përkufizimi i kësaj sëmundje nuk është i pamundshëm sesa i vështirë. Mosdijenia, mosnjohuria për t’u përballur me zhvillimet e kohëshme, pra, moderne, pra, mungesa e njohurisë për t’u përballur me zhvillimin e shoqërisë, si në lëmin e politikës, pastaj, ekonomisë, arsimit, shkencës, kuilturës etj etj. Kjo sot lirshëm mund të quhet “sëmundje moderne”.

Pra, a jemi ne, shoqëria në Kosovë, të sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlenë të përmendet. E tash, si të shërohemi nga kjo sëmundje, sepse kjo, megjithatë është shëruese. Gjykuar nga logjika e sipërpërmendur dikush do të mund të thoshte: eja të zhvillohemi në cdo aspekt dhe ja shërimi. Pajtohem. Por, kush do të na shërojë? Cilët janë ata që do të duhej, në të vërtet, që dinë të administrojnë zhvillimet e përgjithshme shoqërore, dhe se a mund të gjenden këta njerëz këtu, në Kosovë? Paj, si duket, vështirë.

Skënder Limani

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.