Paga mujore e Simon Haselokut e barabartë me pagën e treqind
Paga mujore e Simon Haselokut e barabartë me pagën e treqindë profesorëve të
Universitetit të Prishtinës
Xhevat Bislimi
Më 25 shkurt 2005 Ibrahim Rugova, Kryetar i Kosovës dhe Ramush Haradinaj,
Kryeministër i Kosovës, kanë nënshkruar një “marrëveshje këshilluese” me
zëdhënësin e deriatëhershëm të UNMIK-ut, anglezin Simon Haselok. Kjo marrëveshje
është protokoluar gati dy muaj pas nënshkrimit, më 21.04.05, në kohën kur Ramush
Hardinaj nuk ishte më Kryeministër. Sipas kësaj marrëveshjeje Ibrahim Rugova dhe
Ramush Haradinaj marrinë përsipër t’i paguajnë nga buxheti i Kosovës Simon
Haselokut 60.800 funta angleze (89.306 euro) dhe “shpenzimet tjera sipas
Marrëveshjes, neni 2.2.(b)”. Zyra e Kryeministrit nuk kishte “guxuar” ta bëjë
pagesën e kësaj shume marramendëse pa një vendim të Qeverisë. Kryeministri
zemërgjer,
Bajram Kosumi, që nuk mund t’ia prish qejfin Rugovës, propozoi dhe nënshkroi një
vendim me numër 8/142, që mbanë datën 12.04.05, me këtë përmbajtje:
QEVERIA E KOSOVËS
Në mbështetje të nenit 9.3.16. Të rregullores së UNMIK-ut nr.2001/9, mbi Kornizën
Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë dhe të nenit 1 të Rregullores
së UNMIK-ut nr.2001/19, mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të
Vetëqeverisjes në Kosovë, si dhe të nenit 4, pika 3 të Rregullores së Punës të
Qeverisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 12 prill 2005,
mori këtë:
VENDIM
1. Aprovohet Marrëveshja Këshilluese në vlerë mujore netto, 60800
(gjashtëdhjetëmijëetetëqind) funta britanike dhe shpenzimet tjera sipas
Marrëveshjes, neni 2.2. (b) të arritur midis institucioneve të Kosovës (Presidenca
dhe Qeveria) në njërën anë, dhe të Shoqërisë ALBANY, në anën tjetër.
2. Pagesa për tre muajt e parë do të bëhet sipas radhës, nga Presidenca,
Kryeministria dhe Ministria e Financave dhe e Ekonomisë (nga linja buxhetore e
mallrave dhe shërbimeve)
3. Pas tre muajve do të rivlerësohet Marrëveshja dhe në qoftë se vazhdon të
jetë në fuqi do të paguhet sipas radhës nga të gjitha ministritë tjera të Qeverisë
së Kosovës.
4. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit
Vendimi iu dërgohet:
-të gjitha ministrive (ministrave);
-Sekretarit të përhershëm të ZKM-së;
-Arkivit të Qeverisë.
Vendimi mban firmën e Kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit. (Ky vendim botohet
pa ndërhyrje, shën. ynë).
Më 27.04.2005 nënshkruhet urdhërobligimi për pagesë (për muajin mars) në vlerë
prej 89,306.70 euro në llogari të Simon Haselokut, i cili për të “manevruar” më
lehtë kishte deklaruar në Londër një shoqatë me emrin ALBANY. Kjo shumë buxhetore
është marrë nga “linja e mallrave dhe e shërbimeve me kodin ekonomik 013400. Kjo
marrëveshje xhentëllmenësh (më vonë vendim i Qeverisë) kuptohet nga çdo lexues se
është ilegale dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Shpenzimi i këtillë i
buxhetit të varfër të Kosovës (paras së qytetarit tonë) përbënë krim të rëndë
ekonomik. Korruptimi dhe kriminalizimi i atyre që po quhen Presidencë dhe Qeveri
është i përmasave të paimagjinueshme për qytetarin e
zakonshëm. Ky kriminalizim dhe korrupcion moral, politik dhe financiar po bëhet nën
ombrellën e UNMIK-ut. Qytetari i Kosovës me të drejtë pyet se çfarë të mire i solli
Simon Hselok Kosovës gjatë kohës që ai ishte zyrtar i lartë i UNMIK-ut? Si paska
mundësi që ai t’i ndihmojë Kosovës sot (kur nuk i ndihmoi dje) nga pozita e
drejtorit të një shoqate joqeveritare? Partia Demokratike e Kosovës nuk ia ka marrë
inat as Kosovës dhe as institucioneve të saj që veprojnë nën çadrën e UNMIK-ut, por
ajo ka fakte të pkundërshtueshme për korruptimin dhe kriminalizimin e këtyre
institucioneve, të cilat po e rrezikojnë të ardhmen e lirë dhe të përparuar të
Kosovës. Rreziku për fatet e vendit dhe të popullit tonë bëhet edhe më i dukshëm kur
të dërguarit specialë nga BE-ja dhe qendra të tjera këmbëngulin që ne të jemi unik,
të bashkohemi dhe t’i përkrahim institucionet e kriminalizuara! Partia Demokratike
e Kosovës është themeluar dhe angazhohet me tërë forcën e saj për një shtet të lirë
e demokratik të Kosovës, ku do të sundonte ligji dhe institucione që nxjerrin ligje
dhe i respektojnë ato për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj liridashës.
Ngritja e korrupcionit dhe e krimit të organizuar në sistem institucional
paralajmëron fatkeqësi të reja për qytetarin tonë. Miratimi në heshtje i kësaj
veprimtarie shkatërruese nga UNMIK-u dhe organet e ndjekjes dhe të drejtësisë të
kontroilluara prej tij tregojnë se po afrohet koha kur populli i Kosovës dhe forcat
politike progresive duhet t’u bien këmbanave të alarmit me krejt fuqinë e tyre.
Me paratë që paguhet Simon Haselok për ta “këshilluar” Presidencën, institucionet
e Kosovës mund të paguanin 40 ekspertët më të njohur të kombit tonë, të të gjitha
fushave, të cilët do t’i ndihmonin shumë institucioneve të Kosovës dhe çështjes
sonë përgjithësisht. Nuk ka kryetar në botë, madje as ai amerikan, që ta ketë një
rrogë të këtillë mujore. Kryetari amerikan Gjorgj Bush e ka pagën mujore rreth 30
mijë dollarë. Po të llogaritet me të ardhurat e profesorëve të Universitetit të
Prishtinës rroga e Simon Haselokut është e barabartë me rrogat e mbi treqindë
profesorëve nga të cilët në një masë të madhe varet e ardhmja e Kosovës. Vaj
vatani e mjerë mileti!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.