Përkujtim për Dëshmorin Bajram Bahtiri-Besniku

Shkruan: Sejdi Veseli-Mbi popullin tonë kanë kaluar shumë furtuna, por sado të mëdha që ishin ato, nuk arritën ta mbysin shpirtin e tij liridashës. Thënë më thjesht, jo vetëm se nuk arritën të zhdukin popullin tonë, por përkundrazi ato e kaliten atë për të qëndruar stoikisht dhe për të vazhduar luftën deri në çlirimin e tij të plotë nga thundrat e bishave pushtuese dhe realizimin e aspiratës së tij shekullore për t’u ribashkuar në shtetin e tij të vetëm-Shqipërinë Natyrale!           KALUAM NEPËR SHUMË FURTUNA TË MËDHA,  POR NUK ARRITËN TA MBYSIN SHPIRTIN TONË LIRIDASHËS!.              Tetë shkurti është njëra nga ditët e shënuara në Ditarin e Lavdisë Shekullore të popullit tonë, dita e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Bajram Bahtiri-Besniku. Sot përkujtohet 26 vjetori i kalimit të tij në pavdekësi!                       Bajrami ishte njëri nga ata të rinj shqiptar, të cilët që në moshën jo madhore u rreshtuan në radhët e veprimtarëve aktiv për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare. Veprimtaria e Tij patriotike fillon të konkretizohet gjatë Demonstratave të përgjithshme popullore shqiptare, të paraprirë nga rinia studentore, të njohura si Pranvera’81. Shpërthimi i këtyre demonstratave të përgjakshme e gjeti Besnikun, për nga mosha fare të ri, ende pa e mbaruar vitin e tretë të shkollës së mesme. Por Ai diti të veproi drejt dhe për së mbari (jo pa sugjerimin e vëllait të tij më të madh-Rrahmanit), duke u radhitur  aty ku i rezistohej regjimit të pushtuesit dhe ku kjo rezistencë paguhej edhe me jetë. Por, ky ishte çmimi që duhet paguar për interesat e shenjta të çlirimit dhe të ribashkimit të më shumë se gjysmës së Atëmemëdheut,  të robëruar dhe aneksuar nga pushtuesit hegjemonist sllavo-grek. Bajram Bahtiri-Besniku, ishte nga ata nxënës, të cilët që në ditët e para të Pranverës ’81, me dhëmbë dhe grushte të shtrënguar shkruanin në dërrasat e zeza të shkollave: “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është jona”, “Poshtë pushtuesit jugosllavë”, “Liri a vdekje” etj. Bajrami që në hapat e parë të veprimtarisë së organizuar patriotike, u lidhë për jetë me shokët e grupit, me të cilët vepronte. Ishte në rreshtat e parë, aty kur rinia studentore dhe punëtorët shqiptar përlesheshin  me policinë e Herleviqit nëpër sheshet dhe rrugët e Prishtinës. Me ndihmën e vëllait të tij më të madh Rrahmanit,, Bajrami e kuptoi drejt,  plotë dhe shpejt, se Ai bashkë me të gjithë bashkëveprimtarët po kryenin një mision, sa të rëndësishëm po aq të rrezikshëm-atë të luftëtarëve popullorë. Ai e kuptoj se ky mision kërkonte vendosmëri të pa luhatshme, sepse po e lypi nevoja edhe duhet sakrifikuar çfarë është e domosdoshme. Ndryshe nuk mund të luftoheshin me sukses pushtuesit  sllavo-grekë. Ndryshe nuk mund të arrihet çlirimi i trojeve dhe ribashkimi i tyre në një shtet të vetëm shqiptar. Servilët dhe puthadorët shqipfolës të Beligradit i shanin veprimtarët patriot, i  quanin “irredentistë”, “separatistë”, “armiq të kombit”... prishës të “vëllazërim-bashkimit” dhe të “bashkëjetesës me vëllezërit serbo-sllavë”, sepse ata për vetën e tyre ishin të kënaqur me kaçikët që ua jepte për t’i lëpirë Beligradi zyrtar. Por, “qenët lehnin, karvani qante përpara...”                       Besniku për nga mosha ishte i ri, por rezonimeve të tij ia kishin lakmi më të pjekurit për nga mosha. Në çdo veprim të tije po vërehej, se edukata e shëndoshë njerëzore dhe kombëtare të cilën e kishte marrë nga babë Hajrushi, nënë Nailja dhe më vonë ajo politike nga vëllai më i madh Rrahmani, po jepte frute të shëndetshme. Besniku bashkëjetonte me bindjen se pa luftë të armatosur çlirimtare të djemve dhe vashave shqiptare as që mund të paramendohej çlirimi i trojeve tona nga thundrat e pushtuesve barbar. Kjo ishte bindja që dominonte në radhët e rinisë tonë heroike. Kjo  bindje u vërtetua katërçipërisht në epopenë e lavdishme të luftës tonë të armatosur çlirimtare, nën flamurin e UÇK-së.  Kur para gjokseve prej çeliku të rinisë tonë heroike, në të cilat rrihte zemra e një populli të tërë, do të thyheshin bajonetat serbo-çetnike.  Besnikun e burgosi dy herë armiku, e torturoi rëndë. E mbajti në izolim për 60 ditë. Gjatë kësaj kohe trupin e tij të njomë e lanë me gjak, por ai qëndro i pathyer. Sapo doli nga burgu dhe ende me plagë në trup e vazhdoi punën, sepse për te jeta pa luftë, pa përpjekje dhe pa rreziqe nuk kishte kuptim.                       Policia serbe, në përpjekjen e saj për ta arrestuar Besnikun, për herën e tretë dështoi, sepse ai e çau rrethimin me zjarr nga Shtajeri i tij i vjetër, trashëgim nga gjyshi dhe u pozicionua në këtë vendin e quajtur “Majdeni i Bullakëve”, i cili gjendet në veri-përendem të shtëpisë së familjes patriotike Bahtiri. Nga ky pozicion, Besniku rezistoi pa iu trembur syri, deri sa u goditë për vdekje nga snajperët e “specialcave” të ardhur nga Hajvalia, shumica prej tyre shqipfolës. Bajrami ra heroikisht duke e paguar shumëfish veten e tij. Nënë Nailja me stoicizëm e puthi në ballë dhe ia bëri hallall gjirin e dhënë, para se ta varrosnin djalin e saj.                       Lufta e Bajramit dhe dëshmorëve tjerë, përpjekjet e tyre heroike duhet të ruhen dhe merren si model nga ne dhe brezat e ardhshëm të vendit tonë, se si veprohet dhe si qëndrohet kur je betuar para Flamurit dhe Himnit Kombëtar. Nëpër shtigjet që qelën  Bajrami dhe dëshmorët tjerë, duke shkrirë jetën e tyre të njomë, duhet të vazhdohet marshimi nga shtresa liridashëse e popullit, e vendosur për të sakrifikuar çfarë është e domosdoshme për jetësimin e Amanetit të Dëshmorëve të Kombit, për të arritur në cakun e ëndërruar me shekuj të tërë nga populli-ribërjen e Shqipërisë Natyrale.                       Është obligim joni që të tregohemi të vendosur për të jetësuar të plota dhe të papërlyera frytet e luftës çlirimtare. Është obligim i yni që të mos lejojmë që nga kushdo qoftë të përdhoset ideali i dhe të shkelet mbi gjakun e Dëshmorëve  dhe Martirëve të Kombit!                       Vetëm kur ta bëjmë Atëmemëdheun tonë, ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit, atëherë mund të themi se e kemi kryer me besnikëri Amanetin e tyre! Lavdi Veprës së Dëshmorit të Kombit Bajram Bahtiri-Besniku!                         Prishtinë,me 08 shkurt 2010