GOZHDA E NASTRADINIT DHE POLITIKA ANTISHQIPTARE E BEOGRADIT, PODGORICËS, SHKUPIT DHE ATHINËS
Vera DUSHI
Në letërsinë popullore shqiptare kanë mbetur antologjike anekdotat me Nastradin Hoxha, të huazuara edhe nga popuj të tjerë të Evropës. Ndër tyre është edhe përalla e quajtur "Gozhda e Nastradinit".
Thuhej se na ishte një herë Nastradini, me një mysafir të paftuar në shtëpi, që ia kishte zënë shtëpinë dhe nuk donte më t'ia kthente.Duke dashur t'i bëjë ballë situatës, Nastradini i tha:
"Unë të jap shtëpinë, por ma lë të vendos këtu afër derës një gozhdë dhe në këtë gozhdë të vendos çfarë dua unë".
"Mirë", i tha mysafiri.
Ditën e parë, Nastradini vendoste një kësulë, ditën e dytë, një veshje, kurse në ditën e tretë vendosi të vijë me të zorre qeni, ashtu që mysafiri nuk duronte më nuhatjen dhe iku, duke ia lejuar shtëpinë prapë Nastradinit.
Duket se mysafirë të tillë të paftuar ka shumë në trojet shqiptare: serbë, sllavo-maqedonë, grekë dhe malazezë, të gjithë u vendosën në shtëpinë tonë - Shqipërinë dhe s'duan më të ikin.
Bile po u thonë shqiptarëve : ky është vendi im, ikni ju!, duke kryer fushata dëbimi dhe asimilimi, duke shfaqur “kurajon” në vrasjen dhe maltretimin e fëmijeve dhe pleqëve shqiptarë.
Dihet se Programi i rilindasve tonë ka qenë, përveç çlirimit nga okupatori osman, ka qenë bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Ky program u përmbush përgjysmë, sepse trojet shqiptare u copëtuan midis tyre, Kosova ra nën pushtimin e serbëve, Çamëria ra nën kolonizimin e Greqisë dhe Malësia e Mbishkodrës nën sundimin e Malit të Zi. Më vonë, trojet shqiptare të Kosovës historike u copëtuan prapë, sllavo-maqedonët morën Iliridën dhe serbët, Kosovën Lindore.
Përballë kësaj situatë, lëvizja kombëtare shqiptare duhet ditën t’ua bëjnë terr dhe natën ferr armiqve, ashtu si Nastradini mysafirit të paftuar, me qëllim që pushtuesit dhe kolonizatorët të ikin me bishtin nën shalë prej tokave shqiptare!
Prej gjirit të popullit, është krijuar Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar, që paraqet reformimin në shkallë më të lartë të FBKSH-së. Kështu, kërkesa për ribashkim kombëtar nuk ka mbetur veç në një rreth të mbyllur sekret dhe ilegal, por është shfaqur hapur, kudo nëpër trojet e Shqipërisë Etnike dhe në diasporën shqiptare.
Do të vijë dita kur masat e gjera popullore do të ngritën për liri dhe vetëvendosje, për dekolonizim dhe shtet të vetëm kombëtar, por kjo varet nga forca e organizimit, të veprimtarisë së përkushtuar dhe vetmohimit e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të FDBK-së.
Koha nuk pret!
P.S. Autorja është anëtarë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
Gjakovë (Shqipëri Etnike), 24 mars 2010