Kerkesa drejtuar Parlamentit per seance degjimore per librat e fillores
Drejtuar: Deputeteve të Parlamentit Shqiptar, Znj. Lajla Përnaska, Znj. Mesila Doda, Znj. Arenca Troshani,Për dijeni: Ministrisë së Arsimit dhe ShkencësDërgon: Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMKSubjekti: Kërkesë për seancë dëgjimore
Të nderuara zonja
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka kryer një investigim mbi programet mësimore të arsimit fillor dhe kurikulat e trainimit për mësuesit e arsimit fillor dhe ka konstatuar me shqetësim se në shkollat tona po kryhen prej 3 vjetësh trainime dhe po botohen dhe ribotohen materiale të cilat në mungesë të plotë të marëveshjeve zyrtare dhe kontrollit të institucioneve kompetente po përdoren për të influencuar në edukimin e fëmijëve sipas disa modeleve që ne i gjykojmë të papërshtatshme për formimin gjinor të fëmijëve të vegjël të moshës 6-9 vjecarë.
Sipas të dhënave që ne kemi mbledhur, Qëndra Aleanca Gjinore për Zhvillim, spinoff i SOROS i njohur dikur me emrin Qëndra e Gruas, ka zhvilluar një program për të ndërhyrë në mënyrën se si bëhet mësim për nxënësit e filloreve dhe për këtë qëllim ka publikuar 10 libra dhe ka zhvilluar një program trainimi për të gjithë mësuesit e Shqipërisë duke kërkuar që mësuesit shqiptarë të edukojnë fëmijët nëpërmjet manualeve që kjo OJF e krijuar nga Soros ka përgatitur me mbështetjen e Ambasadës Suedeze. Sicc jemi në dijeni, kjo OJF nuk ka pasur asnjëherë një njohje zyrtare të publikimeve të veta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ccka sjell një pyetje dhe shqetësim real se si mundd të ndodhë që megjithëse Ministria nuk ka njohur një program, ky aplikohet në të gjitha shkollat e Shqipërisë.
Nga studimi që i kemi bërë librave përkatës, na rezulton se në to jepen modele të ccuditshme edukimi dhe influencimi duke iu referuar një “ideologjizimi gjinor” postmodern ku promovohet një identitet gjinor androgjen (edhe mashkull edhe femer) i cili sicc dihet përbën një shkak të mundshëm për një influencim në krizën e identitetit seksual në adoleshencëne e parë të meshkujve 10-14 vjecc ccka mund të sjellë edhe shkarje drejt homoseksualitetit. Ne e konsiderojmë këtë model edukativ për fëmijët e vegjël si një metodë që para se të aplikohet duhet që të sigurojë një njohje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës por paraprakisht i duhet ofruar për diskutim publikut dhe specialistëve të fushës dhe sidomos komunitetit të prindërve, në se ata janë dakort që ky program të zhvillohet. Pretendimet e deritanishme mediatike në media të aktivistëve të të drejtave të homoseksualëve se ky program synon të ulë shkallën e agresivitetit të meshkujve shqiptarë që fëmijë të vegjël sipas nesh është absurd dhe nënkupton pretendime për modifikimin e karakterit njerëzor, pretendime të njohura vetëm nga sistemet totalitare komuniste apo fashiste që kërkonin të ndërtonin njeriun e ri apo krijimin e modeleve njerëzore në përshtatje me ideologji të caktuara.
Sicc do të shikoni edhe vetë, në këto libra ka ndërhyrje dhe influencime të tilla absurde tek edukimi i fëmijëve 6 apo 7 vjecc ku djemve të vegjël iu kërkohet të përgatisin ese ku ata të shprehen se si do të ndjeheshin po të ishin femra, ccfarë elementi femëror identifikojnë tek vetja, të mos kenë paragjykime dhe të luajnë me kukullën barbi, të luajnë si femrat me litarë, dhe vazhdimisht e vazhdimisht në të gjithë librat, djemtë e vegjël nxiten me ccdo kusht që ata të pyesin veten se ccfarë elementi femëror kanë tek vetja. Një nga detyrat më absurde që kemi konstatuar te këto libra është detyra e shtëpisë që kanë djemtë e vegjël që të kontrollojnë dhe studiojnë me vëmendje ccantën e mamasë apo raftin e objekteve kozmetike ku natyrisht përfshihet edhe buzëkuqi, makeup, etj si këto ccka do të thotë në këndvështrimin e psikologjisë infantile edhe nxitje të kuriozitetit për ti përdorur. Pikturat shoqëruese të fëmijuëve androgjenikë që luajnë me barbin, apo modele të letrave që djemtë iu dërgojnë djemve të shoqëruara me vizatime lulesh (karakteristike për gjininë tjetër), apo konvertimi i heronjve të mitologjive moderne në role femërore si Batmani që fshin pluhurat me pupla karakteristike për stereotipet e erosit me figura femërore, supermeni që parodizohet me një fshesë me korent në pozicione trupore aksioni, etj. janë një model influencimi viziv i cili dekonstrukton maskilitetin drejt feminilitetit duke androgjenizuar pikërisht atë kufi ndarje të nevojshme që kanë fëmijët e vegjël për të diferencuar modelet e tyre të diferencës mashkull – femër.
Ajo që besojmë ne se është me rëndësi primare ka të bëjë me faktin, se kush ia jep të drejtën një OJFje dhe Soros që të ndërhyjë në identitetin gjinor të fëmijëve tanë kur prindërit shqiptarë nuk kanë asnjë dijeni për këtë fakt. Ku i a jep të drejtën OJFve dhe Soros, që të ndërhyjnë në jetën e familjeve tona pa na pyetur ne dhe kush ia jep të drejtën atyre që të rimodelojnë djemtë e vegjël dhe të influencojnë duke i detyruar me insistim që të gjejnë difekte dhe diskriminim në familjen e tyre, ku si gjithmonë babai diskrimunon mamanë, ndërsa vajzat janë gjithmonë më të mira se djemtë (një fakt që shoqëron gjithë literaturën përkatëse).
Ndaj dhe ne, në emër të ZMK, të nderuara zonja, Ju kërkojmë Juve në cilësinë e deputeteve të Parlamentit Shqiptar që të organizoni një seancë dëgjimore në Parlamentin Shqiptar me pjesmarrjen e përfaqësuesve të MASH, dhe të ccdo pale tjetër të interesuar, mbi programet e trainimeve dhe publikimeve që po shpërndahen në shkollat tona pa dijeninë e prindërve dhe pa lejen e institucioneve arismore kompetente, programe të cilat ne besojmë janë të papërshtatshme për edukimin gjinor dhe orientimin seksual të djemve të vegjël.
Bashkangjitur Ju kemi sjellë në CD materialin e plotë të skauar dhe në hardcopy disa faqe që tregojnë raste tipike të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në identitetin gjinor të fëmijëve të vegjël.
Me respektAvokat Altin GoxhajDrejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve