| Revista „MAPO“ që botohet në Tiranë, në numrin e saj të fundit ka botuar një shkrim “Rruga shqiptare drejt Serbisë“ me autor Gjergj Thanasi. Z.Thanasi, me këtë rast publikon disa fakte skandaloze që dëshmojnë qartë bashkëpunimin sekret të qeverisë shqiptare me qeverinë serbe dhe sekserët serbë (pjestarë të bandave kriminale serbe), të cilët gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kanë kryer një sërë krimesh ndaj shqiptarëve. Bëhet fjalë për kontrabandimin e armëve dhe municionit, për shuma të mëdha parash etj. etj, Në këtë artikull publikohet edhe një listë me emra të përveçëm kriminelësh serbë të përfshirë në këtë skandalë të tmerrshëm. (www.pashtriku.org) |