Mehmet Bislimi
Politika luftënxitëse e krerëve maqedonas, e marrosur dhe e hutuar keq në kornizat e një enciklopedie të thurur nga akademikët e rinj me urrejtjen e vjetër nën gjuhë, këta rrugëhumbës mes udhëkryqeve, të zhgënjyer, me ambiciet për të qenë të ngazëllyer para unit të vet, duke dështuar radhë pas radhe, tani së fundi gjeten rrugën për të fyer dhe denigruar popullin shqiptar i cili është popull shtetformues atje, jeton në trojet e veta denbabaden, si: në Shkup, në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Manastir e në tërë hapësirat e tokës sonë e cila është tkurrur në vazhdimësi gjatë tërë shekullit të njëzetë. Nuk është e largët koha kur qyteti me më shumë banorë shqiptarë në Evropë ishte pikërisht Shkupi!
Populli shqiptar përbën rreth 40% të popullsisë së gjithëmbarshme në territorin e së ashtuquajturës Maqedoni që në fakt nuk ka as edhe një lidhje të vetme me ish-popullin e lashtë të Maqedonisë antike. Shikuar nga ky këndvështrim, shteti grek ka të drejtë që nuk i njeh këta uzurpatorë të historisë dhe të territoreve greke, bullgare e shqiptare, në të cilat më pastaj u vendosën këta endacakë, të cilët tek pas LDB-së ish udhëheqja e LKJ-së pjesën dërmuese të tyre e sistemoi dhe i vendosi atje me qëllime shumë djallëzore që këto territore t’i ciklojë në një republikë të mundshme sllave, popullsia e së cilës - përveç shqiptarëve është një përzierje, të cilën është e vështirë ta identifikosh, një përzierje pa identitet kombëtar. Aty janë të vendosur, të rehabilituar dhe të avancuar materialisht e politikisht, duke i kompensuar ata me të gjitha gjërat e nevojshme gjatë gjithë jetës, duke i ngritur ata në hierarkinë shtetërore, kështu duke i shndërruar ata në banorë të përhershëm të kësaj republike, të cilët përbëhen nga rumunët, bullgarët, polakët, çekët, sllovakët, serbët, romët e çka jo. I gjithë ky konglomerat etnish, nga ish nomenklatura serbe e Titiste u sistemuan atje, duke i pajisur ata me të gjitha dokumentet e nevojshme për t’i prezantuar më pastaj si etni autoktone të republikës së ish-Maqedonisë dhe për të bërë me këtë rast një baraspeshë me etninë shqiptare e cila në ish-Maqedoni përbënte gjithmonë shumicën e popullatës!...
Akademia e mjerë e shtetit (ende enigmë, e shtetit pa identitet), që pretendon të quhet Maqedoni, me punën e saj të prapët, në pretendim për të bërë një “enciklopedi shteti”, me dashje i futi zjarrin vetes!...
Me këtë “enciklopedi” “akademikët” e atij rajoni sllav fusin urrejtje mes popullit shqiptar dhe etnive të tjera në anën tjetër, duke dashur kështu që të mohojnë etninë tonë, ata me këtë qëndrim hegjemonist kundër shqiptarëve vendas, rikujtojnë edhe një herë elaboratet e dikurshme të Çubriloviqëve, Qosiqëve etj. Ata, sikur kanë harruar historinë më të re që kanë pasur me shqiptarët dhe kjo nuk është e largët!...
Populli sllav i asaj krahine duhet ta kuptojë njëherë e mirë se pa respektin e ndërsjellë ndërmjet etnive që jetojnë atje, nuk mund të ketë shtet të mirëfilltë, as paqe dhe as qetësi e progres, dhe nuk do të ketë kurrë përderisa kreu i shtetit të ish-Maqedonisë ushtron një politikë raciste. Populli shqiptar atje është në tokat e veta, është vendimmarrës dhe është shumë paqësor e human, por mos harroni së mbi të gjitha është atdhedashës e liridashës dhe me asnjë çmim nuk lejon që të tjerët të luajnë me identitetin e tij. Sot në Ballkan e në rajon jetojnë mbi dhjetë milionë shqiptarë, ata duan paqe e prosperitet, duan barazi dhe një rend shoqërorë me një demokraci të avancuar, është diçka absurde, diçka anakronike sot, të ngritët në këmbë një akademi e zezë dhe të derdhi vrerin e urrejtjes shekullor shoviniste mbi një popull dhjetë milionëshe shqiptarësh që jeton në trojet e veta në ish Maqedoni e në rajon!
Mos i detyroni shqiptarët që të kapën gjithmonë për armësh- siç na detyruan jo moti në Kosovë, në Preshevë, në Medvegjë e Bujanoc, në Tetovë, në Shkup e në Gostivar etj. Se pastaj bëhet vonë për t’u kujtuar se tani që krisi pushka na duhet paqe, kur pushka kërcet gjërat thyhen e vështirë se më mund të riparohen, prandaj jeni përgjegjës për peshën e rrezikut të zjarrit që ju “akademikët” sllav të Maqedonisë së brishtë po shprushin me bisht!...
Të jesh i sinqertë sot është një gjë shumë e çmuar, por ta përdorësh sinqeritetin mes intrigantëve, është veprim tepër i marrë, prandaj shqiptarët shpesh kanë paguar haraçin e madh të marrëzive, duke qenë tepër të sinqertë me të pasinqertët. Është kohë tjetër tani, prandaj është edhe e domosdoshme që krerët tanë, nga të gjitha trevat shqiptare, të jenë më të përgjegjshëm, të mblidhen dhe të bëjnë strategjinë e gjithëpërfshirëse për të drejtën tonë legjitime të përfshirjes së tokave tona rreth trungut të vet!
Kjo kohë po vjen ngadalë, kjo kohë ka ardhur, kjo kohë është e pashmangshme.