DERI KUR SHQIPTARËT DO TA MBROJNË SI SHTET TË VETIN MAQEDONINË JUGOSLLAVE TË TITOS?!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni-BAROMETRI DIPLOMATIK
I’m not going to make entire an account of who was right and who wrong regarding current political and national status of our Albanian borthers in Yugoslav Macedonia(1990-2009), but I’m conscious that was a great lose of us all.
*** Enciklopedia antishqiptare e ASHAM-së, mund të pësojë çfarëdo qoftë ndryshime në favor të së vërtetës shqiptare, por ajo nuk do të zgjidhë statusin politik, kushtetues, kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Maqedoni.
*** Derisa Bullgaria dhe Greqia nuk e njohin kombin dhe këtë Maqedoni jugosllave, atëherë lind pyetja, pse “elita politike” shqiptare e Maqedonisë dhe Shqipëria e Sali Berishës e njohu dhe, e njeh atë, kur dihet se, kjo është krijuar në “terrenin sportiv” autokton të Shqipërisë Etnike?!
Përderisa shqiptarët dhe Gjysmë Shqipëria ta kenë njohur kombin dhe shtetin maqedon jugosllav, shqiptarët e atjeshëm, do të jetojnë si “gjarpri nën gurë” me statusin e robit të mesjetës. Të shtypur dhe të shfrytëzuar dy herë, edhe nga politika sllavomaqedone, edhe nga politika shqiptare (Tiranë, Shkup, Tetovë).
Nëse shqiptarët duan që, edhe më tej të jetojnë në një Maqedoni jugosllave së bashku me maqedonët e Titos, atëherë, që tash, nevojitet, të deklarohen me referendum për ndryshimin e Kushtetutës ekzistuese në fuqi. Ndryshe, do të përballen edhe në të ardhmen me të njëjtat probleme dhe me padrejtësi të shtetit të huaj maqedon-jugosllav, si qytetarë të rendit të dytë, sipas statusit të tyre minoritar në fuqi. Këtë fakt të rëndësishëm, duhet ta mbajnë parasysh shqiptarët në Maqedoni
Jo kantonizim as sipas “sistemit” belg, e as sipas sistemit zviceran, sepse shqiptarët janë KOMB, jo kurrfarë pakice nacionale në Maqedoninë jugosllave! Ose shtet federativ unitar DYKOMBËSH, ose BASHKIM ME SHQIPËRINË ETNIKE!
“Zgjidhja” tjetër fatale, do të ishte, vazhdojmë sipas formulës së deritashme: “ të lufotjmë për XHEPIN E JO PËR MILETIN”!?
Nëse krerët shtetërorë maqedonë jugosllavë nuk pranojnë ndryshimin e Kushtetutës oktrouese antishqiptare (që edhe shqiptarët, të jenë komb shtetformues i Maqedonisë), atëherë, është e drejtë legjitime e shqiptarëve, që me REFERENDUM, të deklarohen për bashkimin kombëtar, territorial dhe shtetëror me Shqipërinë. Nuk ka alternativë tjetër për shqiptarët e Iliridës. Pra, ose KOMB i barabartë me KOMBIN maqedon-jugosllav, ose bashkim me çdo kusht me Shqipërinë Etnike.
Nuk është i saktë konstatimi politiko-propagandistik dhe diplomatik se, përfundimisht me shkëputjen e Kosovës nga Serbia kolonialiste, ka përfunduar edhe Jugosllavia e Titos (1945-1990). Kjo është një gënjeshtër e madhe për t’iu hedhur “hi syve” shqiptarëve në Maqedoninë jugosllave, dhe më gjerë se, tanimë, nuk ekziston kurrfarë problemi i shqiptarëve në Ballkan. Çdo gjë është mbyllur me pavarësimin e Kosovës.
Përkundrazi, me njohjen e pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës, pikërisht, është aktualizuar dhe, është hapur për debat gjithëkombëtar shqiptar dhe ndërkombëtar zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan. JO, anasjelltas, siç pohon politika kosmopoliste shqiptare dhe ndërkombëtare.
Këtë konstatim tonin e provon “mbijetesa” e Jugosllavisë së Titos në Maqedoni, e cila, edhe në vitin 2009 të fillimshekullit XXI figuron dhe funksionin në frymën e ligjeve dhe të Kushtetutës jugosllave në saje të së cilave, edhe është themeluar si komb dhe si shtet maqedon.
Krijimi i kombit dhe i shtetit maqedon sipas dioptrisë politiko-propagandistike të RSFJ-së nuk ishte i rastësishëm, e aq më pak mosnjohje e historisë së identitetit të popujve të Ballkanit nga ana regjimit komunist titist, por ishte vetëm potez politik në favor të forcimit të strategjisë së sovranitetit dhe të sigurisë shtetërore të Jugosllavisë, që të mbronte më lehtë kufijtë e saj artificialë nga shtetet fqinje (Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria).
Shtrohet pyetja, pse faktori politik shqiptar dhe ai evropiano-ndërkombëtar, ende e mbrojnë Maqedoninë jugosllave të Titos, kur të gjithë popujt e tjerë e kanë tejkaluar “fruthin” e Jugosllavisë komunitariane-koomopolitaniste komunniste, që nga dekada e fundme e shekullit XX (1990-1999)?
Pse vetëm shqiptarët në Maqedoni ende të jetojnë në saçin e skuqur të regjimit kolonial dhe segregues të Maqedonisë jugosllave titiste? – Kujt dhe, pse i duhet mbrojtja dhe ruajtja me fanatizëm e kësaj Maqedonie Jugosllave pa identitet historik, kombëtar, shtetëror, pa gjuhë dhe pa kulturë burimore nacionale?
Duke qenë si politika e brendshme shqiptare, ashtu edhe ajo e faktorëve ndërkombëtarë, janë në dijeni se, në Ballkan nuk ekziston komb e as shtet maqedon, atëherë, pse, çfarë cirku politik është ky? Çfarë teorie e komplotit dhe e hipokrizisë ndërkombëtare është kjo kundër vetëvendosjes së shqiptarëve, të mbrohet një shtet dhe një komb me identitet të rrejshëm dhe false, kur ai nuk ka kurrfarë rrënje dhe baze historike? Kur ai nuk njihet as nga bullgarët e as nga grekët si komb maqedon, por si pjesë dërrmuese e kombit bullgar, dhe pjesërisht e kombit grek dhe atij serb.
Pse Evropa dhe fuqitë e tjera të mëdha botërore, maqedonëve titistë, të mos ua thonë të vërtetën, ashtu sikurse shkenca evropiane dhe botërore, se ata i përkasin kombit bullgar ngase elementi thelbësor i identifikimit të një kombi, është gjuha e tij.
Duke qenë se maqedonët e asimiluar në Maqedoni flasin gjuhën bullgare, atëherë, pse të mos iu bashkëngjiten kombit dhe shtetit bullgar? Kjo do të ishte zgjidhja përfundimtare e problemit maqedon-jugosllav, jo të kërkohen alternativa të tjera politike,duke i detyruar shqiptarët, që me çdo kusht të njohin, të jetojnë dhe ta mbrojnë një shtet dhe një komb të huaj, të vetëquajtur maqedon, të krijuar në truallin e tyre-Shqipërisë Etnike.
Ky është një absurditetit dhe padrejtësi sui geners ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre historike dhe të ligjshme mbi territorin dhe mbi shtetin e tyre etnik. Një gjendje e tillë e padurueshme e kombit shqiptar në Maqeodninë jugosllave të Titos, nuk ka gjasë reale , që të mbijetojë edhe më tej, sepse shqiptarëve, patjetër, dhe t’u njihet e drejta e vetëvendosjes, ashtu sikurse popujve të tjerë të Ballkanit.
Sa është absurd dhe komik ekzistenca e kombit dhe e shtetit maqedon, këtë e provojnë edhe kundërshtimet e Athinës dhe të Sofjes, ku as Greqia e as Bullgaria nuk e njohin kombin maqedon mbase shumica dërrmuese e tij është bullgare, kurse simbolikisht ka ndonjë grekë, ndonjë vlleh dhe ndonjë serb..
Historikisht, po të kishte qenë Maqedonia jugosllave, pasardhëse e Maqedonisë Antike e Aleksandrit të Madh, sigurisht se Bullgaria dhe Greqia qe 20 vjet nuk do ta kishin kontestuar emrin zyrtar të kësaj “Maqedonie” Jugosllave.
Së fundi, politika shtetërore, shkenca, publicistika, propaganda dhe vetë shqiptarët nuk duhet të tregohen më të mençur dhe më vizionarë sesa vetë bullgarët dhe grekët, të njohin një komb dhe një shtet maqedon, që kurrë nuk ka ekzistuar në Ballkan.
Shqiptarët, duhet të lirohen nga frika dhe vetëmohimi i të drejtave dhe i lirive të tyre, që historikisht, juridikisht dhe politikisht iu takojnë për të jetësuar të drejtën e vetëvendosjes si komb dhe si shtet i lirë dhe i pavarur vetëm brenda kufijve të vet natyrorë të Shqipërisë Etnike, pa prekur dhe, pa tjetërsuar asnjë pëllëmbë të territorit të vendeve fqinje sllave.
Nëse duam që fjalët, t’i konkretizojmë në vepër, atëherë (edhe pse me një vonesë njëzetëvjeçare), tani është çasti historik që qeveria e kryeministrit Sali Berisha, t’iu ndihmojë ligjërisht shqiptarëve në Maqedoninë jugosllave, që atë, të mos e njohin as Tirana (as shtet, as i komb, sepse të dy këto koncepte janë false, të konstruktuara dhe të rreme në favor të politikës anitkombëtare dhe antishtetërore të ish-Jugosllavisë së Titos), as Prishtina, as shqiptarët e Maqedonië, sepse mbi asnjë bazë nuk është shteti i tyre, por shtet i huaj i konglomeratit sllav (bullgarë,serbë, grekë).
Nëse edhe më tej, Tirana zyrtare e heshtë problemin e shqiptarëve në Maqedoni, ashtu sikurse këtu e 20 vjet më parë, do të thotë, shqiptarët në Maqedoni, do të sakrifikohen, ashtu sikurse shqiptarët në Kosovë, kur Shqipëria ua “la këmbët e arushës në gojë”, duke mos i marrë në mbrojtje të organizuar ushtarake shtetërore nga agresioni dhe gjenocidi serbomadh i regjimit policor dhe militarist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
Mirëpo, fajin dhe përgjegjësinë morale, politike, ligjore dhe kombëtare para popullit dhe para historisë së Shqipërisë Etnike, do ta marrë vetë qeveria e Sali Berishës, askush tjetër.
Në këtë vështrim, as Prishtina zyrtare nuk duhet të lidhë kurrfarë marrëdhëniesh politike dhe diplomatike ndërshtetërore me Maqedoninë derisa qeveria antishqiptare sllavomaqedone e Shkupit, të mos pranojë ndryshimin e Kushtetutës së saj në favor të njohjes së vetëvendosjes së shqiptarëve në Maqedoni.
Tani, për të ndryshuar status quo-n e statusit të mjerueshëm politik, kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Maqedoni, në potez është ndërhyrja serioze dhe këmbëngulëse e politikës dhe e diplomacisë së qeverisë së Tiranës me në krye Sali Berisha, dhe ajo e qeverisë së Prishtinës me në krye Hashim Thaçi.
Nëse nuk veprohet kështu, në mënyrë të sinkronizuar dhe të përbashkët për shpëtimin e shqiptarëve të Iliridës, si pjesë integrale e kombit dhe e shtetit shqiptar, atëherë, Shkupi zyrtar, do të vazhdojë me përshkallëzimin e politikës së tij diskriminuese dhe kolonialiste mbi shqiptarët e pambërritur në Maqedoninë jugosllave.
Logjikisht, derisa të mos zgjidhet problemi i shqiptarëve jo vetëm në Iliridë, por edhe në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi, Shqipëria nuk ka kurrfarë të drejte morale dhe ligjore, që të ketë marrëdhënie ndërshtetërore diplomatike me këto shtete, sepse, pikësëpari, një politikë dhe një diplomaci e tillë shtetërore, është në kundërshtim me të drejtën historike, kombëtare dhe ndërkombëtare ngase shqiptarëve u mohohet e drejta e vetëvendosjes mbi territorin dhe mbi shtetin e tyre etnik-Shqipërinë Etnike.