ENCIKLOPEDI LUFTËNXITËSE DHE THELLËSISHT EKSPANSIONISTE!

Fadil Shyti
Vleri- Këtë shkrim-reagim, po e filloj me një fjalë të urtë popullore: “Kujdes mos të ta hajë qeni shkopin, o djalë!”
  Gjykuar sipas disfatave të njëpasnjëshme të politikanëve të sotëm shqiptarë, që po e çojnë “demokracinë përpara” duke e lënë prapa Shqipërinë Etnike, kudo në trojet etnike shqiptare, kjo fjalë gjeniale e popullit, mbase u shkon më së miri përshtati atyre! E quaj enciklopedi luftënxitëse, sepse Akademia e Shkencave të Maqedonisë - sllave i thërret institucionet e shtetit sllav në luftë të hapur ndaj shqiptarëve. Politika shqiptare për më tepër se një decenie po lejon që shteti i krijuar prej Tito gjakatarit; Maqedonia, e cila për vite të tëra i burgosi dhe i vrau shqiptarët, madje, duke kryer gjenocid dhe gjatë viteve 90-ta, ua rrënonte dhe themelet e shtëpive me eskavatorë; kur i erdhi momenti që të kërkojë ndihmën diplomatike të Tiranës, Sali Berisha, gjatë një darke ku fshihej politika vrastare; pa menduar gjatë e njohu shtetin e Maqedonisë të pavarur; ashtu si dikur parardhësi i tij pacifist Ibrahim Rugova, duke i ndjekur kështu, jo gjurmët e qëndresës të veprimtarëve shqiptarë, por gjurmët e errëta të pajtimit me të keqen, të pajtimit me gjakatarë, pra, në vitin 1993, u bënë preja tyre. Ata, që sadopak i analizonin gjërat me maturi; e kuptuan me kohë se politikanët ”largpamës”, gabuan rëndë! Duke e bërë këtë, ata ia hapën rrugën shovinizmit maqedonas të tregojë pa ndërprerje fytyrën e vërtetë prej pushtuesit; filluan kështu, persekutime të pandërprera mbi shqiptarët etnikë që jetojnë prej shekujsh në trojet e veta në Maqedoni. Besoj, lexuesve u kujtohet fakti që: po ato ditë kur maqedonasit e dogjën në Dibër, Flamurin tonë Shqiptar, ndërsa president Mojsiu pa e prishur qetësinë ngrinte dolli në Ohër me presidentin maqedon. Kujtoj se është nevojë e kohës që Shqipëria të përgatitë urgjentisht një enciklopedi që nëpërmjet saj të njoftojë botën për të gjitha trojet shqiptare nga shtrihen dhe kur dhe prej kujt, jo vetëm prej sllavëve; janë sulmuar e okupuar prej shekujsh e deri në ditët tona!… Dhe pastaj, këtë enciklopedi ta përkthejnë në shumë gjuhë të botës, pra të del me të dhëna e faktesh të qëndrueshme nga historianë, gjeografë, gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj; që të sqarojnë opinionin botëror për gjenezën tonë dhe të sqarohet ky opinion se, ku jetonin të parët tanë pellazgët, ilirët dhe deri në ditët tona, ku jetojmë ne shqiptarët, që jemi pasardhësit e tyre. Të sqarohet opinioni botëror se ku i kishim ne dikur kufijtë etnikë dhe ja deri ku jemi tkurrur nga pushtimet sllave dhe të tjera shteteve gjatë shekujve. Këto fakte në mos për asgjë tjetër do të kishin bërë që bota e sotme demokratike, t´i kuptojë shqiptarët se nuk ishin as janë pushtues, as ardhacakë prej ndonjë vendi të “prapa diellit”, do t´i kuptonin shqiptarët se ja sa të pamëshirë u treguan shtetet ballkanike dhe evropiane ndaj tyre, duke i bërë pre e orekseve të veta dhe të superfuqive më tej, që pretenduan dhe po pretendojnë të kenë perandori të reja me ambicie të vjetra; duke krijuar kështu vatra të reja krizash në ato vise; ndërsa, çirren për demokraci deri në qiell, edhe sot ia ndalojnë një kombi të lashtë, siç jemi ne shqiptarët të drejtën për VETËVENDOSJE; kur para syve të kësaj bote “demokratike”, shqiptarët fyhen dhe etiketohen si ardhacakë në trojet e veta. Dhe, me këtë rast t´i drejtohemi diplomacisë ndërkombëtare, se ja kujt jeni duke i bërë kompromise, ja kujt ju jeni duke ia zgjatur dorën e ndihmave dhe të pranimit në BE?! Jeni duke ua zgjatur dorën e miqësisë atyre, që po krijojnë kurdoherë konflikte të pandërprera, që burimet i kanë në rrënjët e pista të shovinizmit e nacionalizmit të errët sllavo-pushtues. Dhe t´i themi po kësaj diplomacie dinake se ju jeni duke gabuar rëndë dhe në rastin, kur po pranoni që ta shtrini dorën e bashkëpunimit me elementë hipokritë dhe servilë të politikës shqiptare, që me kompromiset e tyre përballë kërkesave të shovinistëve sllavë, duke menduar se po e sjellin paqen, çdo ditë e më tepër po e rrezikojnë rajonin. Them kështu, sepse nuk mund të ketë qetësi në rajon përderisa kalërojnë hapur ide shoviniste-fashiste dhe ato zbatohen në praktikën e përditshme, nga qeveri të shteteve fqinje me gjene: nene ligjesh e kushtetutash kundër-shqiptare! Fyerja e shqiptarëve dhe qëndrimi i pasaktë në enciklopedinë e shkencëtarëve shovinistë, maqedonë se: “shqiptarët kanë ardhur në trojet e Maqedonisë, duke depërtuar nga malet veriore shqiptare”; i rrezikon, sot e nesër shqiptarët. Faktikisht, në gjuhën politike kjo akademi i fton institucionet dhe popullin maqedon, në luftë kundër shqiptarëve të pambrojtur. Prandaj atje i kanë burimet dhe nuk janë të rastit proceset e montuara në Kumanovë, sulmet ushtarake në Malësinë e Tetovës, rasti i Brodecit, pastaj, sulmi i huliganëve në katundin Ners të Shkupit para pak kohe. Pra qeveria maqedone dhe institucionet e këtij shteti e të këtij kombi artificial; që prej kur është formuar, vazhdon një politikë kundërshqiptare, jo vetëm ndaj shqiptarëve etnikë, por edhe ndaj shqiptarëve të Shqipërisë administrative dhe të Kosovës “sovrane”. Vijon Suedi, 26.09.2009