- RTV ZËRI KOSOVËS FITON LICENCË TELEVIZIVE PËR TRANSMETIM NË TËRË TERITORIN E DANIMARKËS
RTVZIK INFO
-TV ZËRI I KOSOVËS KALON ME TRANSMETIME NË KANALIN E TV2 ME SHIKUESHMËRI NË TËRË TERITORIN E DANIMARKËS DHE TË SUEDISË
-Njoftojmë shikuesit e TV.Zëri i Kosovës se nga data 01.11.2009,cdo të shtune nga ora 14.00-15.00,Tv Zëri i Kosovës do të kalojë transmetimet e saja televizive në kanalin televiziv TV2 të Danimarkës dhe si e tillë do të ketë shikueshmëri në tërë teritorin e Danimarkës.
TV2 është televizion më i shikuar në Danimarkë dhe përpos që e mbulonë tërë teritorin e Danimarkës ajo shikohet edhe në Suedi nëpërmjet rjetit kablovik.Kjo është një sukses i madhë i RTVZIK-ut,ku pas fitimit të licencës për radio ajo ka fituar edhe licencën edhe për Tv me karakter shtetrorë.Ky lajm i ka gëzuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Danimarkë e në vecanti ata që jetojnë në Jyland,Fyn dhe në një pjesë të madhe të Sjælandit të cilët nuk kan pasur mundësi më herët që të shikojnë TV Zëri i Kosovës,pasi që deri tani ka pasur karakter regjional.Tv Zëri i Kosovës përpos që do të jetë një dritare e kultivimit të kulturës shqiptare për shqiptarët e Danimarkës ajo do të jetë edhe shumë afërt edhe me shqiptarët e Suedisë ku do të mbulojë jetën e tyre në të gjitha sferat e jetës.Integrimi i shqiptarëve në Scandinavi do të jetë boshti i emisioneve tona televizive.
Kamerat tona do të fokusojnë jetën dhe sukseset e shqiptarëve këtu.
Tv zëri i Kosovës u themelua në vitin 2001,kurse Radio Zëri i Kosvës u themelua në vitin 1989.