A DO TË VAZHDOJË ENCIKLOPEDIA TË ( MOS) JETË MOLLË SHERRI
LULZIM HAMIDITash do të fillojë loja e madhe e orvatjeve cinike të akademikëve të MANU.Është e qartë se ishim dëshmitarëedhe të një eksperimenti ‘’ a la MANU dhe shokët për rreth’’ q ë në të vërtetë kishte qëllimin që nga njëra anë të mas pulsin e popullit shqiptar në këtë republikë dhe nga ana tjetër të krijojë tollovi në kampusin, kushtimisht thënë ,maqedonas.Çështë më tragjike,kjo që ndodhi e pastaj përsëri u kthy në gjysrrugë është një tregues se punët do të shkojnë edhe më keq,duke mare parasysh se u plasua në opinion se kinse ‘’enciklopedia ‘’ tërhiqet, kurse nënpikët e këtij vendimi sinjalizojnë se në të vërtetë nuk ka tërheqje, por , do të ketë përmirësime të disa të dhënaveqë ishin më së shumti në shënjestër të kritikave të opinionit të mbrendshëm por edhe atij të jashtëm.Hyrja eventuale e shkencëtarëve dhe njohësve të tjerë shqiptarë të rrethanavehistoriko-arkeolo-gjike të popullit tone, në komisione të ashtuquajtura përmirësuese të‘’punimit shkencor të lartë-përmendur’’ në të vërtetë do të jetë një aventurë kompromisesh historike dhe dalje në sipërfaqe të ‘’diÇ që e kemi shijuar më parë’’ ,e ne kemi shumë experience në shijimin e idhtë të kompromi-seve që sot e kësaj dite fatkeqësisht i perceptojmë si dështime historike.Besoj se publiku që ndjek ngjarjet në të kaluarën e afërt e ka të qartë se për cfarë bëhet fjalë.Mirëpo dic është e qartë , e ajo ështe se ‘’akademikët me shokë për rreth’’ aritën qëllimin ,që të shtynë në kurth shqiptarët me vet faktin se ‘’do të përmirësohet ajo që ngjalli revoltën tek opinioni shqiptar’’ duke u ulur në bise -dime ku factor kryesor do të jetë pazari, e kur bën pazar medoemos të dy palët të jenë të kënaqur.,medoemos të ketë kompromis,e kur ka kompromis për histori atëherë puna nuk na bën.Këtë e them sepse shqiptarët nuk kanë se cfarë kompromisi të bëjnë ,kompromis apo lëshim duhet të bëjë kampusi negociator maqedonas sepse ‘’ata ende nuk janë të sigurt as për të kaluarën e tyre as për të ardhmen’’ata janë në dilemma historiko-arkeologjike , dhe nuk janë të sigurt prej kah të fillojnë shkrimin e historisë së popullit të vet.Ata kanë në dispoziciom të jenë maqedonas antic,të promovojnë slavizmin e ardhur nga karpatet, të kënaqen me kombin Titist e pse jo edhe vetëm me historinë e afërt aty nga viti 1990.Prandaj edhe vet hyrja në përmirësime në ‘’enciklopedi’’ atyre u konvenon , sepse në një mënyrë do të sigurojnë së paku, se janë banorë të këtyre trojeve para shqiptarëve. Ata paramendoni do të pajtohen se shqiptarët nuk kanë zbritë nga mali por kanë ardhë nga ‘’kodra’’.Nuk kanë qenë njerëz të egër që kanë torturuar ‘’maqedonasit’’ por këta që janë në thojza kanë ikur vetë nga frika !!!Nëna Terezë nuk do të jetë shqiptare por do të jetënjë shkupjane kurse lufta e UÇK-së do të transformohet në një konflikt të parëndësishën të disa personave të pakënaqur me Kushtetutën e këtij vendi.Kush do të ishte atëherë z.Ali Ahmeti?!Ose një person i pakënaqur me situatën rreth të drejtave të popullit të vetosepër shkak të mosaritjes së ndonjë kompromisi eventual,nuk do të përmendej aspak në ‘’enciklopedi’’,që do të ishte sinjal që të mos përmenden as amerikanët ,as anglezët.Do të jetë pra një kuvendim maratonik,plot përplasje dhe shtrembërime,lëshime dhe këmbëngu- lje,largime dhe zëvendësime të aktorëve të përmirësimeve në ‘’librin e shenjtë maqedon’’dhe një ditë publiku do të habitet kur në treg do të shiten dy enciklopedi,njëra pa përmirësime e tjetra me me përmirësime si‘’orvatje të fundit të kozmetikut që prej bythës të bëjë fytyrë’’!!!Përmirësuesit eventual të ‘’enciklopedisë’’së famshme duhet të kenë parasysh se hynë në një lojë që është e parapregaditur një dekade.Synimet finale të kësaj loje janë ndryshime kozmetike në atë libër që nuk do të kenë në shënjestër historinë maqedonnase por atë shqiptare.Pëlqimi eventual për ndryshimin e ‘’frizurës së enciklopedisë ‘’e që do të prekin pikat kyce të aspiratave tona si popull e që është autoktonia në këto troje, shtetëformësia Binacionale, vlerat nacionale në cdo segment të shoqërisë, barabarësia institucionale, komtributinë rruajtjen dhe formimin e këtij shteti, lufta e 2001, luftëtarët e lirisë,aspiratat për në NATO dheBE,identiteti kombëtar,Kosova si shtet i pamvarur dhe trajtimi autoritativ i popullit tonemetëgjithë vleratkombëtarepa shtrebërime të historisë sonë , do të thoshte tradhti nacionale dhe ai individ I cili do të shkel mbi këto parime është mire të mos kycet në atë ‘’dyqan’’për të bërë pazar.Kemi pra shansë historike që të shpalosim atë që udhëheqësit maqedonas e mshehin dhe e rruajnë në dyert e mbyllura të dhomës sekrete të tyre.Kur do të hapet kjo derë dhe të dalë në liri ajo që ne e meritojmë atëherë edhe enciklopedinë e tillë do ta konsiderojmë si tonën ,përndryshe nuk mund të ketë encikllopedi nëse popullin e ke pa liri.!LULZIM HAMIDIautori është professor i Sociologjisë dhe analist politik