Në Kopenhagë u bë inagurimi i programit televiziv në gjuhën shqipe.
Kopenhagë -04.02.`02
Më tre shkurt në Kopenhagë , me një manifestim rasti , u bë inagurimi i televizionit " Zëri i Kosovës " , i vetmi i llojit të tillë në Skandinavi e më gjerë .
Në këtë manifestim muarën pjesë një varg personalitetesh të shquara si zëvendes ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë z. Muhamet Halili , ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë z. Sami Ibrahimi , Dr Jusuf Kalo , shkrimtaret : Adem Rukiqi ,Riza Sheqiri , Hajdin Abazi dhe Arta Rukiqi , prof. Rexhep Jashari , kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Skandinavi - z. Ibrahim Egriu ,Destan Morina kryetar i Unionit të Shoqatave shqiptare në Suedi , Naim Sadiku kryetar i PDK për Suedi , kampioni evropian i boksit në bantam kategori z. Shpend Abazi si dhe përfaqsues të asociacioneve të ndryshme shqiptare dhe atyre daneze .
Manifestimin e hapi kryeredaktori i radios dhe televizionit " Zëri i Kosovës " z. Ibrahim Xhemajli i cili për fillimin e punës të këtij mediumi të rëndësishëm tha : se kjo u arrit pas punës 12 vjecare të radio " Zërit të Kosovës " dhe televizioni pretendon të jetë një dritare përmes së cilës mund të shihen aktivitet e mirëfillta kombëtare në radhë të parë të Komunitet shqiptar në Danimarkë në plasimin e vlerave , me theks të vecantë atyre kulturore …"
Në vazhdim të manifestimit bashkthemeluesi dhe redaktori i RTV-ZIK,Adnan Aliti,udhehoqi programin festiv duke ftuar në skenë të gjithë përfaqsuesit e institucioneve të ndryshme shqiptare dhe daneze që ishin prezent ta marin fjalën.
Ndërsa përurimin e bëri Lum Haxhiu alias Hajdin Abazi , skrimtar dhe antarë i kryesisë qendrore të PDK,i cili në fjalën inaguruese përvec tjerash tha se është një kontribut shumë i madh në cëshjen e informimit që do t´i mbaj bashkatdhetarët të lidhur me zhvillimet në atdhe me aktivitet kulturore në Skandinavi si dhe fëmijtë dhe të rinjtë të kultivojnë ndjenjën e identitetit kombëtar shqiptar.
Ndërsa nga ana e miqve danezë foli Tue Magnussen , aktualisht udhëheqës i Qendrës Rehabilituese të torturuarve dhe njohës i mirë cështjes shqiptare dhe asaj ballkanike, i cili duke e njohur nga afër veprimtarinë e gazetarëve të Zërit të Kosovës dhe duke ditur punën e palodhëshme që këta kan bërë për 12 vjet me radhë në radio, prandaj ai tha se shpresoj që edhe televizioni i posathemeluar do të ketë suksese të njëjta, pasiqë në udhëheqje të tij është i njejti ekip si : Ibrahim Xhemajli , Ixhet Lutviu , Adnan Aliti , etj -tha z. Magnussen .
Programi televiziv në gjuhën shqipe , fillimisht , emitohet cdo të premte nga ora 18, 30 - 18.45.
ADNAN ALITI - KOPENHAGË
Data e shkrimit sipas materialit origjinal. Data e publikimit në internet nuk është konfirmuar.
Shiko faqen e vjetër