| ESKIL:
Pse na le ta zgjidhim Prometheun?
ose
Oqeani
Përpjekjet për një simbiozë
në mes të artit, shkencës
dhe realitetit (realitetit të përgjithshëm
historik
dhe atij actual), si duket, e ndihmojnë shumë
krijimin.
Shumë e pyetjet i ranë dhe po i bien
t’u përgjigjet dhe tu jep rrugën
e zgjidhjes
këtij pellazgut të sotëm. Zor është
t’i pëgjigjesh mençurisht qoftë
edhe një pyetje
dhe ta orientosh drejt e ta shohësh qart
rrugëzgjidhjen e asaj çështje
a atij
fenomeni që problematizon ajo pyetje. Është
zor dhe tepër zor t’i përgjigjesh
të
vetmes pyetje: Përse jeton? e lere më
t’i përgjigjesh edhe ekzistencës
dhe
kërkesave të kolektivit, kombit tënd
e mos të flasim edhe për kërkesat
dhe esencën e
kzistencës së tërë kombit
më të madh –njerëzimit.
Por si duket fati e paska përcaktuar ose
paska qenë e determinuar që edhe pellazgu
i sotëm, si ai i moçmi, t’i
ketë në kokë e shpinë gjithë
këto punë e sende të
rënda të botës.
Në këtë kontekst Urtakut i dukej
se shprehja shqipe: “heret këtij njeriu
i ka rënë
shpija në kokë”!, bënë
të zëvendësohet me konkluzionin:
heret këtij populli i ka rë
në bota në kokë!
Në veten e tij, papritmasn, e kishte ndier
e përfytyruar, i ishte ndriçuar e
sqaruar nocioni i ekzistencës dhe i esencës
që ishte më i qartë dhe më
madh se
kuptimi i Sartërit por që përfshinte
edhe të gjitha të vërtetat që
i kishte thënë
për thelbin e jetës filozofi françez.
Por aq dinamike është vetja në
botë e ekzistencë sa që edhe kuptimet
e imazhet më të
rëndësishme jetësore, edhe nëse
ato janë çelsat e ekzistenës,
të humbin fare lehtë
dhe ti nuk e bënë hiq të madhe
këtë punë. Sa shumë humbjet
na ndodhin në jetë, në
mendime e në krijimtari!
Dhe duke menduar rreth botës e kokës,
Urtakut vetvetiu, si nga një lloj i
veçantë i kompjutri njerëzor,
i kishte dalur pamje-kuptimi i ekzistencën
shqiptare të atij të riu që i binte,
e i mbetej shtëpia në kokë dhe
ai,
zakonisht, zhvillohej heret, burrërohej,
bëhej i zoti i shtëpisë para
kohe…
Po ekzistencës shqiptare i del pyetja: a
është bërë zot shqiptari në
shtëpinë e vet,
kur nuk dihet qartë a ekzistojnë vërtetë-zotër
të shtëpive të veta në botë,
aq sa
nevojitet, dhe a ka mbetur pas kohe a para kohe
shqiptari.?
Qysh në shkollën fillore Urtaku kishte
par se një gjarpër i zi i çuditshëm,
ishte
afër për t’ia helmuar thelbin
e jetës, trupin e shpirtin, ekzistencën
e esencën.
Pahetueshëm, si me magji, gjarpëri i
zi edhe ia kishte helmuar ekzistencën Urtakut
por ja edhe çudia tjetër: Urtaku ishte
çhelmuar esencialisht, ishte gjetur i
kthjellët dhe i urtë në jetë,
në ekzistencë, ku ta dijsh se si? Ndoshta
përmes
mençurisë së tij të trashguar
nga të të lindurit e bardhë-pellazgët,
apo nga gjarpëri i bardhë, ai i shtëpisë
në të cilin besonin si stërgjyshërit
tanë,
ashtu edhe vet prindërit tanë.
Dhe kur ishte rritur më shumë Urtaku,
kur kishte dalur, në shkollën e mesme
a
kishte qenë i lumtur Urtaku? Kishte qenë
i lumtur aq pak sa është njeriu i lumtur
kur kupton diçka më shumë se
që ka kuptuar gjer më tani: kishte kuptuar
dy gjëra:(1.) se dukja ndryshom
nga eseca, e fjala ndryshon nga dukuria dhe (2)dukej
se populli i tij ishte i lirë
por në fakt nuk ishte i tillë, edhepse
kështu trumbetonte sistemi dhe aparati i
Titos, jo vetëm për shqiptarët
por për të gjitha kombet dhe kombësit
që jetonin në
ish-Jugosllavi. Kishte kuptuar pra, se është
mes rreziqesh, mes ujqërve të
ekzistencës dhe se ishte domosdoshmëri
marrja e obligimeve, barrëve të mëdha.
Kështu
kishte zbuluar, këtë kuptim tragjik
dhe kishte filluar të mendonte e të
mendonte se
ajo pak lumturi që mund të gjendej dhe
të përjetohej, ishte pikërisht,
kuptimi i
kësaj tragjike të ekzistencës dhe
aksioni për heqjen e tragjikes nga ekzistenca,
kësaj gjëme dhe pengese për të
jetuar si njeri në truallin!
tënd ku ke lindur.
Pastaj, në studime, gjatë procesit të
jetës kishte arritur gjer te kuptimin
(nocioni) se për ta hequr rrezikun që
rrinte mbi krye si shpata e Demokleut, duhej
të rrezikoheshe edhe Ti. Sepse aksioni për
heqjen e rrezikut nga jeta a ekzistenca,
ishte edhe vet i rrezikshëm. Ose ishte koha
kur heqja e tragjikes nga jeta ishte vet
tragjikë individuale dhe kolektive. Kjo ngase
duhej aksioni kundër kuçedrës
së huaj
etatiste që pillte shumë gjarprinjë
të zi që e helmonin e vdeksonin jetën
dhe shumë
urithë që e gërryenin jetën
nën këmbët e njerëzve duke
ia këputur asaj rrënjët
humane.Duke hulumtuar mendimin dhe aksionin Urtaku
kishte kuptuar se mendimi dhe
aksioni për ta çliruar ve!
ten, kolektivin që e kishte prodhuar ate
lidhej edhe me fatin e njejtë të njerëzve
tjerë jo vetëm të kombit të
tij. Me fjalë tjera, nuk ishte vetëm
kombi i tij i
robëruar dhe se asnjë komb nuk mund
të çlorohej vetëm vet. Ashtu
si njeriut që i
nevojitet kuptimi i tjetrit dhe ndihma e të
tjerëve për t’u çliruar
ashtu iu ngjan
edhe kombeve të mëdha e të vogla
sepse tërë fati i njerëzimit, vërtetë,
qenka fort i
lidhur me fije të dukshme e të padukshme,
si ata duajt e grurit të lidhur me thupra
thane të prera te ndonjë Gjytet që
dikur ka qenë vend urban e tani është
mal me
shenjagur gërmadhash.Edhe kuptimi se njerëzimi
ende ishte i paçliruar mirë ishte
tragjik dhe tragjikë shumështresore.
Pas shumë meditimesh e përjetimesh
ekzistenciale gjërat i kishte parë qartë,
thjeshtë e kthjelltë. Ai, familja e
tij,
fqinjtë, fisi, populli i tij që donte
të bë!
hej komb, popujt tjerë e të gjitha kombet
që do të duan të bëhen njerëzim,
pra, me
fjalë tjera, njerëzimi vet ishte ende
i paknaqur, i palumtur, kishte mungesa të
mëdha dhe ishte duke jetuar shumë pak,
në krahasim me ate që do të duhet,
që i
takon dhe siç e endërronte.
Mekanizmi i fuqishëm shpirtëror e dhimba
njerëzore funksiononte dhe ligje të
padukshme të shoqërisë njerëzore
shtynë Urtakun ta njoh domosdoshmërinë
e çlirimit
të qenjes njerëzore dhe të filloj
aksionin praktik, të paraparë dhe të
programuar
nga kjo domosdoshmëri që kuptohet nga
truri i njeriut-njerëzve.
Domosdoshmëria e heqjes së tragjikes
nga jeta të bënë edhe vet tragjik,
kur
lidhesh me këtë detyrë të
rëndë e madhështore që ka
tërhequr e marr me vete aq
shumë njerëz, gjer me tani në
botë. Dhe kjo detyrë vullnetare, kjo
lidhje vullnetare me një aksion aq të
rënd,
tragjik e human e kishte shpënë Urtakun
të depërtonte, duke u rrezikuar, në
fshehtësitë e fushave të ndryshme
të shoqërisë dhe nga ai shikim
e kuptim i tyre
ishte bindur për shenjtërinë e
detyrës së tij e të shtresave nga
ku kishte dalur ai
dhe për falsitetin e shenjtrisë së
atyre që e drejtonin zyrtarisht Kosovën
dhe
Jugosllavinë e Titos. Ata ishin lidhur me
dreqin dhe të birin kun-
dër njeriut e njerëzimit dhe “Bota
tjetër e lirë” nuk po i pengonte
në ketë
odisejadë makabre.Udhëheqësit parqiteshin
mjeshtrisht shenjtorë, perendi drejtësie,
ndaj edhe dukeshin të tillë, e shumica
besonin se janë të tillë, ndërsa
në fakt
ishin tiranë gjakpirës.
Sa gjak shqiptarësh ka pirë Rankoviqi
me suitën e tij.! Sa masakrat fshehtas i
ka
bërë (implimentuar) ai! Drakullë
e zezë mes atyre që Perendia , kishte
lindur të
bardhë! Për të shpëtuar popullin
duhej zhveshur perenditë si Tito, që
dilnin idhuj
të rrejshëm dhe aspak shenjtorë.
Duhej treguar popullit se ata, njerëzit janë
shenjtorë e jo “perenditë”
që rrinin në
Dedinje.
Po populli a të besonte menjëherë?
Kjo ishte një punë si e Sizifit, populli
nuk të
besonte menjëherë, duhej punë me
vite e vite për ta mësuar popullin,
të shikonte (pa
iluzione), të dëgjonte me vëmendje,
të mendonte me të vërtetë
e me kokën e vet dhe
të punonte përnjëmend për
(ç)lirimin e vetvetes.Duhej të mirreshe
me marrjen
barnave, zjarrit, armëve, diturisë,
taktikave, strategjive, informatave që
gjendeshin edhe te “perenditë”
pushtetmbajtëse dhe dhënjen e tyre
popullit-njerëzve.Ekzistenca, jeta dhe domosdoshmëria
e çlirimit e njerëzimt të
jetës të vente në detyrën
e Prometheut pa e pas lexuar fare Prometheun.
Mund të
ketë ndodhur. Dhe ti !
ishe një Promethe i lidhur, i mbërthyer
nga ekzistenca e duke luftuar për esencë
të
jetës, në një mal të ashpër
të Ballkanit e në një shkëmb
të pamshirshëm të
antijetës a (antiekzistencës).
Edhe nëse nuk e kishe, e edhe në e kishe
lexuar “Prometheun e mbërthyer”
vet
mënyra e jetës, struktura e botës,
ekzistenca dhe esenca jote e ngjashme me
ate që paraqet gjeniu i njerëzimit në
vepër të shtin për ta rilexuar
përseri.Dhe ti jo vetëm që je pajtuar
me një fat të tillë, por je krenar
dhe i
lumtur që qe i tillë.E kupton apo edhe
mund të bjerë që edhe të mos
e kuptosh
se je bërë një vazhdues origjinal
i një pjese të simbolikës praktike
dhe
dukurisë objektive të prometheizmit
në botë dhe për njerëzimin
(ngase së pari
për kolektivin, kombin tënd)
Sa shumë promethenjë pellazgo-shqiptarë
ia kishin dorëzuar njerë tjetrit
pishat e ndezura, apo kupat olimpike gjatë
Olimpiadave çlirimtare të
kombit e njerëzimit! Sa shumë promethenjë
kanë pasur dhe kanë kombet
tjera! E sa shumë i bëhen njerëzimit,
kur i shikojmë së bashku! Por çka
bëjnë sot promethenjtë e oqeanët
kur ka disfata, shnjerëzim apo edhe dalje
menç të ndonjë qyteti, kombi,
a pjese të njerëzimit?
Ata bëjnë punën e ture shekullore:
nuk i dorëzohen shnjerëzimit.I kryejnë
detyrat
e shtëpisë dhe botës- njerëzimit
që ua ka dhënë krijues-parashikuesi
i çuditshëm
i tyre Eskili, që qe i madh sa jeta dhe që
ka dhënë detyra po aq të mëdha,
të
vështira por gjithsesi të mençura
sa mund të jep veç mësuesi më
i natyrshëm, më i
gjithanshëm, më i ashpër, por edhe
më i mençuri që quhet jetë,
me terminologji
pak artificiale filozofike (por që edhe kjo,
paksa, është e nevojshme) - e k z i
s t e n c ë.
Dhe çka mund të ndodhë.Lumi i
ekzistencës rrjedh.Ecin njerëzit ecin
proceset.Lidhen
e zgjidhen promethenjtë.
Promethejtë që thejnë norma e rregulla
antinjerëzore, ua dhenë popullit e njerëzve
gjithë ato sende “që ua marrin
perendive” !? Edhe liria shtohet në
sasi a cilësi.
Ndrrohen njerëz e perendi në ekzistencë.
Perenditë mund të zbuten, nganjëherë,
mund
të bëhen më pak të ashpëra
e më shumë demokrate dhe rrjedhimish
edhe njerëzit më pak
promethenjë e më shumë lakmues
e bëmës (implementues) të knaqësive
të jetës.Pra,
mund të ndodhë që njerëzit
përsëri të ua dhënë bukur
do sende perendive, ta
dorëzojnë një pjesë të
autoritetut dhe pushtetit te ‘to.? Gjëra
të çuditshme dhe të
papritura mund të ndodhin përsëri.
Një kompromis ka ndodhur sot në ekzistencë
mes
perendive dhe Prometheut. Mund të ndodhë
që e zgjidhin Prometheun dhe përseri
kur
rrezikohet esenca rebelohet, përser!
i mund të gjendet i lidhur për shkembit
të një formë tjeter të antijetës.
Sot tipat e zotrave dhe të promethejve janë
të shumtë.Ka gjthfarësh.Edhe
sot mund të rizbulosh se liria kur nuk po
mjaftueka dhe se ajo ende nuk
ëshë arritur! Dhe çka atëhre?
Ti mun të lidhesh përsëri! Të
çlirohesh.Të
lidhesh, të çlorohesh. Por ndonjëherë
as populli mund të mos ta dij, kur
del menç nje pjese e tij- siç thotë
Kanuni shqiptar.Duhet pastaj për ta
sjellur ne mend përsëri. Mund të
ndodhë që gjatë këtij precesi
të gjatë të
përparimit të esencës së botës
dhe njerëzimt edhe Prometheu i plakur të
mërzitet më me këtë punë
gati Sizifi, që nganjëherë i duket
atij, (gjatë
pleqërisë së rrokatur) krejt si
punë Sizifi.
Dhe atëherë Prometheu refuzon të
jet i tillë dhe i pëlqen të bëhet
antipromethe, që
e shikon vetëm punën e tij individuele,
dëgjon zotin individual, profitin e bënë
zot
dhe lyp fajtorin pse popilli ynë nuk e arriu
ende (ç)lirimin.Me këtë rast
mund të
ndodhë që individët ta fajsojne
besën, urtinë , njerëzinë,
karakterin e popullit
tonë,ta fajsojë ate se ai vet është
fajtor pse nuk jemi ne në liri të dëshiruar,
pse
nuk e kemi ne lirinë ashtu siç e duam
vet! e bëjnë krahasimin se si janë
disa popuj
tjerë që e kanë shtetin e vet stabil
po karaktirrin jo. Dhe thonë: pse e rendojmë
veten me fatin e krejt popujve të botës-
njerëzimit, pse dueçit e botës
i qesim
përpara e tonët prapa? Të jetojmë
veç vet, ku po jemi ngusht për të
tjerët! A veç ne
të jemi Mesi të njerëzimit?! Kush
merakoset për ne pse vuajtëm gjatë
historisë e
vuajmë edhe tani? Ne një pordh me e
ba na dënojnë a na tutën, ndërsa
të tjerët
përkthelen edhe kur bajnë krime, siç
po durohen qe tri vjet “Rojet e Urës”së
Ibrit
në Mitrovicë.!Mos e kemi ne shqiptarët
erën e ujkut të botës? Pse ne na
ra të
flijohemi gjithnjë, gjithëmon, e gjithëmon?…
Kështu Teuta për njerëzimin, Agroni,
Aleksandri i Madh –Pellazgu, mësuesi
tij
Aristoteli që na e tjetërsuan grekët
e tjetërsuar edhe vet, ndërsa ai u sakrifikua
për njerëzimin! Pse shqiptarët
si në kohen e ‘’komunizmit”ashtu
edhe në
“demokracis”ose të mbetën
të ngujuar, të izoluar, të leçitur
nga bota ose të hedhur
në deti a oqean, pa shejë pa dokë,..
ushqim vetëm për peshkaqejtë e
kuajtë deti! Ne
të bardhë në gjysmën e antikës,
ne të bardhë në gjysmën e
modernitetit! Gjithë
gjysma e kurrë të plot! Plisi! Gjysmështete,
gjusmëqytete, mure në mes shqiptarëve,
tela, gjemba, gjak. Padrejtësi mes
shqiptarëve dhe botës! Pse ne aq shumë
luftuam e dhe aq pak fituam!? Ku është
esenca e kësaj dukurei? A jemi ne me të
mençurit a më budallenjtë e botës?
Pse nuk e
marrim “mesin e art” siç e
ka përmendur njeriu ynë, i dituri Aristotel!?
Ku është
esenca e tragjedisë sonë?
A jemi ne vet të mallkuarit botës? Ne
shqiptarët vet,herë të ngujuar
nga bota herë
të hudhur në det nga ajo!? Të berë
kështu nga kopilija e botës e nga qëllimi
ynë i
mirë i cili e ka kushtëzuar, pastaj,
edhe karakterin e kombit tonë! Ajo pjesë
e
botës që e ka pranuar shnjerëzimin,
njerirrximin, me kopili njohjen e karakterit të
kombit tonë, pra njeridashjen dhe dhënjen
apo lidhjen e pellazgo-shqiptarëve pas
njerëzimit, kërkimin e kësaj kryevlere
në çdo sistem nga kombi ynë e
kanë
shfrytëzuar me djallëzi dhe kështu
shqiptarët janë bërë shembull
i sistemeve
politike që nuk i kanë krijuar vet fillimisht
në botë (Ata patën krijuar sistemin
e
tyre Pellazgjinë- në krahasim me të
cilin, ndoshta, të gjitha sistemet e mëvonshme
të Evropës dhe Botës janë
vetëm imitime joorigjinale, imitime karikaturiste,
surrogate!) D!
uke kërkuar vlerat e vërteta humane
shqiptarët i besuan shumë si sistemit
politik
“komunist” ashtu edhe atij “demokratik”.
Ata në këto sisteme shihnin shanse dhe
shpresa për krijimin e vlerave të lashta
pellazgo-shqiptare që i kishin ende në
vete, të trashguara nga kultura e tyre e
lashtë. Prandaj mundi edhe”komunizmi”e
ka
gjasa të mëdha që dhe ”demokracia”
t’i marrë si shembull t’i shfrytëzoi
për qëllimet
e tyre politike duke eksperimentuar me ta, nën
flamujtë e rrejshëm të vlerave
njerëzore e demokratike. Pleqtë tanë
çmoti kanë thën: Kushedi ku buhet
e vjen e
pjell tek ne. Të tjerëve ju vjen pjellja
lehtë, ndërsa ne pellazgëve jo.
Pjellja,
krijimi ynë është serioz, ndaj
nuk është i lehtë dhe as i motivizur
për t’ia lënë
dikujt kopilin në derë. As bota mos
të plaket me një par mend e të
mendoj se
gjithmonë shqiptarëve do të ket
sukses të ua lë kopilin në derë.
Prometheun tonë nuk do të kenë
sukses ta lidhin përjetësisht, vetëm
pas pasurisë
materiale.
As nuk do të mundin, përgjithnjë,
t’ia pshtjellin mendimet.
Dhuna e varferisë: plaku 80 vjeçar
pa kafshatë të bukës. Kur bie terri
në qytete të
Kosovës të bje për të parë
pleqë të drobitur duke kërkuar
kothere buke në kanta
bërlogjesh.Dhuna e varfërisë do
ta tronditë kokën e varfnjakëve
por edhe do ta
kthjellojë ate jetësisht sepse do ta
detyrojë të mendojë e kuptojë
botën në të cilë
shtypet jeta e tij e zbehët e çdo
gjë njerëzore nga shkëlqimi i kapitalit
të verdhë.
Oj botë! Botë më shumë e keqe
se sa e mirë! Ngo (në shqipen e tashme:
Ndëgjo!) çka
po të thotë ty tani shqiptari: Boll
Ma! Boll! se as ne nuk jemi të marrë?
Edhe ne hamë pak bukë, edhepse më
shumë thatë e me lotë, edhepse
kjo bukë jona
histoike ” e gatuar me kripën e lotit
plot dy mijë vjet”siç tregon
njëri ndër
promethenjtë e gjallë shqiptarë,
nuk i jep shumë mundësi trurit tonë
të
funksionojë, punojë më së
miri, megjithëkëtë kemi arritur
ta kupotojmë se ti oj
botë e pasinqertë historikisht nuk je
sjellur (as që je duke u sjellur) mirë
ndaj
nesh.E dimë ne këtë mirë e
mirë ? Mos harro? Siç ke harruar se
çka të kemi thënë e
dhënë ne ty! Por nuk ke ti faj. Kemi
ne vet. Ka faj edhe ai i madhi e i mar!
ri Eskili që na paska lënë, indirekt,
ne detyrën që ta zgjidhim Prometheun?!
Dhe
kjo qenka e ngjashme me problemet e Hamletit të
Shekspirt: Kjo botë u prish,o
prapësi,o dreq, që paskam ardhur unë
të të ndreq!
Ne faqe 108 të librit me tragjedi të
Eskilit, të përkthyer shqip nga Sotir
Papakristo, botuar nga Rilindja në Prishtinë,
më 1982, vjen mesazhi i Prometheut,
parashikimi i tij për çlirimtarin
e vet i cili ”duhet të m’ lirojë
nga këto
zingjira .
………………………………….
Ky ka për të qenë një nga
fis’ i yt.”
Kështu i komunikon Prometheu gruas heroinë
–të emëruar Ionë (Ioja) së
cilës i
“mbetet oqeani i tërë plotë
stuhi dhe vojtje”(f.106)
për të arritur atje ku është
e domosdoshme për veten e saj dhe për
lirimin e
Prometheut dhe:
Kjo hapsir’ e detit-dije fare sak-
Në një kohë t’ardhme do të
quhet “ Joni”,
Gjë që do të jetë për
të gjithë njerzit
një far përmendore e kalimit tënd.”
Ja pra, Io , shënjat që provojnë
se
dhe ato që s’ duken, mendja im’i
sheh.”(f.111)
Ioja çuditet nga parapamjet e kryeheroit-Prometheut
që djali i saj a stërnipërit do
ta lirojnë Prometheun “ nga këto
mundime” (f.108) ngase të gjitha këto
gjëra që “
s’duken, mendja e Prometheut i sheh”
se “Toka e pellazgut ka për të
pritur “ (f.112)
Pra Eskili çlirimin e mashkullit dhe femrës-çlirimin
e njeriut në botë, nga tirania
në botë (Tirani Jovi) e lidh me ngjarjet
dhe tragjeditë e lirimit të Prometheut
dhe
humbjen e mbretërisë së monarkut,
tiranit të egër Jovit nga i cili vuan
edhe Ioja ,
bijë e Inakut vajzë e lirë e cila
refuzon shtratin e Jovit. Në vepër është
rrokur
mrekullueshëm çlirimi i femrës
dhe nuk mund të jetë fare e rastësishme
që çështja e
çlirimit të përgjithshëm
njerëzor lidhet me
femrën pellazge, djalin dhe stërnipërit
e saj, me tokën e pellazgut.
Por për tu realizuar kjo duhen shumë
kalime, nëpër kohë e hapsira,
janë dashur e po duhen shumë “përmendore
kalimi”. E Eskili përmes krijimit të
tij,
figurës së çuditshme- Prometheut
parathotë:
“ Për rënjen e Jovit nga fuqia,
(f.107)
“E pra! ji e sigurt, se vërtetë
do të ngjasë.”
Çfarë parashikimi i sakt , i mirë
por i zorshëm e fatal!
Ne ta zgjidhim prometheun ta çlirojme njerezimin?
Deti dhe oqeani i vuajtjeve të
mbetet populli më i nënçmuar
ne bote, të cilit i duhet të luftojë
e të sakrifikohet
përjetshëm për lirinë e botës
dhe ENDE JONI (sa e vjetër qenka kjo fjalë
e filozofi
fatale) se po na u ngritkan “përmendore
kalimi”!
Mjaftë përmendore kemi! Sa të duash!
T’ i ruajmë, pra, këto që
i kemi, ashtu si i
ruajtën pellazgët, nëse dëshirojmëtë
mos na duhën më përmendore të
vuajtjes,
sakrificës, vdekjes! Pra, vetëm ne na
u dashkan përmendore të vuajtjes, sakrificës,
të vdekjes!
Pse, vetëm ne, nuk na u deshkan përmendore
të lumturisë, jetës? Pse a spaska
kush
tjeter, apo vetem ne u dashka që gjithnjë,
pa pushim, të punojmë e të luftojmë
në të
mirën e njerëzimit?
Ja Eskili na tregoi të verteten pse shqiparët
qenkan te lidhur me fatin e ”
huaj” të njerëzimit dhe u dashka
vuajtur vet, pse njerëzimi, nuk qenka i
lire (ky far njerezimi)?! Dhe vetëm ne qenka
e thene nga orakujt të jemi
çlirimtarët e Prometheut e kundërshtarët
e Jovit dhe perendive tjera të
pushtetshme?!
Ne mundohemi ta zgjidhim Prometheun Europa e lidh
ate dhe vetveten! Na
mashtron që ta harrojmë vetveten, punën
e zgjidhjes së Prometheut dhe
çështjen e asaj vet. (Çështjen
e vërtetë të Evropës). Ajo
na gjykon,
burgos e lidh atëherë kur ne mundohemi
ta qesim në udhë, ta nxjerrim nga
burgu dhe nga vdekja e “vetëdijshme”
e saj, me të cilën aq shumë është
e
preokupuar (mishruar). Aq shumë Tita!
ni është bërë mashtrues sa
që e ka mshtruar edhe vetveten! për
vdekje e po ta
dëgjojmë na vdekson edhe ne! ende pa
u ripjekur edhe më.
E v r o p ë : Ti nuk na e linde e mësove
ne drejtësinë, por ne ty! Eskili
nuk ta la ty detyrën e rëndë ta
zgjidhësh Prometheun por na la ne (ve). Ti
Evropë pse po e lidh vetveten?! Qytetrimi
i pellazgëve ka sintetizur: Po
ta lidhësh veten nuk mund të zgjidh
kush.Hiqe modernitetin (qytetrimin
formal)! Kthehu nga rrënja! Ktheju rrënjës:
se të gjitha vlerat e gjalla
dhe rinore i ke arritur
nga themeli i Prometheut që tani po e lidh.
As Haga as burgjet e tashme në Kosove
sikurse ato të kaluarat nuk e mposhtën
dot Prometheun e Eskilit, as të vërtetën
e
tij, as amanetin e lenë për ne: Zgjidheni
Prometheun!
Enigmën e këtij : ende nuk e kuptove
ti Evropë!
Gati po na mashtron përsëri Evropa!
Shqiptarë! Pellazgë, gjen, gjak e kokë
e
Eskilit!: ZGJOOHUUUNIIIII !
Eskili është (ç) moti origjinal,
modern: Prometheu dhe Oqeani janë krijesa
dhe
fanarë të tij-që e ndriçojnë
edhe sot faktin se Prometheu është duke
u lidhur,
sharë, fyer, burgosur, dëmtuar, mbajtur…
!
Botë: Ke kujdesë! Mos e lidh vetveten
duke e rilidhur ende Prometheun!
Eskili e dinte se bota lëvizte dhe drejtohej
përmes mendimit-kokës.
Evropë dhe botë: Gati na bëtë
indiferent ndaj vetvetes sonë! siç
jeni indiferent
ndaj lirisë suaj dhe aktive ndaj jolorisë
suaj!
Evropë, në dy kahe: a po dëshiron
të vdesish a të rinohesh!
Dëgjo zgjuarsinë pahetueshme dhe të
përbotshme të të zgjuarit Eskilit
të cilin e ke
përkthyer aq shumë por që e ke
kuptuar aq pak! Origjinal është gjithnjë,
më shumë se
përkthimi, dhe ai ka meselet dhe enigmat
e veta..!
Evropë , nëse nuk di duhet të mësosh(*
dhe të trajnohesh) të
mos mbtesh megalomane: ta realizosh ” katarzën
“, ta mundësh vetvdekjen.
Nipat e Eskilit mund të jenë rinorët
tu, ata që e kuptojnë se si ti e ke
lidhur dhe e lidh veten dhe (ndoshta) mund të
të zgjidhin edhe ty duke mos
hequr dorë nga zgjidhja e vetvetes (të
lidhur e të mashtruar edhe nga të
tjerët, ndaj edhe të vetlidhur ngapak
e ende aktualisht.)
Urtaku i rebeluar edhe kunder prometeizmit e çdo
gjeje tjeter, kur ishte ne kerkim,
duke kerkuar i ra te shkojë tek nje keshtjellë
ne malesi, në Gurakuq te Gjyteti nen
kembet e nje bjeshke te gurte te nje (si) teater
antik. Me andej dukej nje varr, i
ngjau i tragjedistit- Eskilit? Iu afrua ngat dhe
i tha : Eskil pse na le ne ta
zgjidhim prometheun?!
ESKILI: Kështu ma lanë edhe mua! Dhe
unë e zgjidha Prometheun në pjesën
e dytë të
trilogjisë, por ky mesazh nuk erdhi kurr
deri tek ju në mënyrë origjinale.E
penguan
të vij. Nuk e lanë të vij! Këto
i bëri shkatërrimësia e botës,
kopilia e botës. Dhe
vetëm me pjesën e parë të
trilogjisë Prometheu mbeti përsëri
i lidhur! sepse i pren,
si me thikë, i masakruan du gjymtyrë
tjera shpirtërore të veprës, ia
zhdukën dy
pjesë tjera të godinës artistike,
ndërsa godinë sime të tërsishme
ia shembë, ia
prishën 82 kate tjera! Por në qoftë
ngrënë pitja tepsia, sigurisht, paska
mbetur!?
Urdheroni, studjoni dhe zbuloni! Komunikoni me
ne! Shenjat i keni. Energji rezervë
ju kemi lënë, kur të Ju nevojitet.
Kur u tepron administrione veten me mençuri.!
Mbeti pa përgjigje Urtaku. Iu dukën
ca hije duke qarkulluar e komunikuar
andejpari. Dikur nje zë qe vinte nga nëntoka,
nje pjese e tij sikur
rikthehej nga shkembi, nje pjese sikur dilte aty,
afer tij. E te gjithë keta
zera te bashkuar si ne ndonje simfoni te famshme
te Betovenit iu pergjigjën:
Ki mendjen pellazgu modern! Ne jemi zërat
dhe logjika e pellazgëve të moçëm
!
Eskili ishte vetëm pjesë jona. Ne e
prodhum ate.Eskili e di mire pse ka
gjykuar se Ju mund ta zgjidhni Prometheun. Ai
nuk eshte ndonje ka i njerezimt
por pengu i lirisë së perbotshme.
Ti trus … ! Rri urt, aty ku ta kemi caktuar
rolin ne ty. Ti ende nuk e njeh boten
ndaj as nuk mund ta zgjidhesh Prometeun. Kur ta
njohesh do ta zgjidhesh patjeter.
Kjo eshte percaktuar para 2000 e me shume vjeteve.Nuk
na kanë thene kot:
pellazgët e urtë? Keni gjasa te mesoni
ende shume. Ne rruge te mire jeni. Veq
vazhdoni dhe mos bëni fort zhurmë. Se
mirë do ta beni. Optimizmi juaj eshte edhe
budallaki edhe instikt i mençurisë.Vetem
kur mençurinë s’do ta keni si
instikt por
si rezultat të mendimit e veprimit të
mençur, vetem atëherë do ta fitoni
lirinë
shumë të çmuar, por jo vetem,
por me njerëzimin. Si paralel. Eh, sa herë
esht!
e shkuar liria e njerezimt duke u shtuar, dhe
rrjedhimisht, sa here eshte lidhue e
zgjuidhur Prometeu dhe perseri ka mbetur i lidhur!
Dhe ju keni per detyre te shenjte
ta zgjidhni edhe pak derisa njerezimi te kthehet
ne rruge te mbare!
Gjakbuti L antiprometheu:Asgje e re! Ky ka qenë,
kursi i humbjes shekullore per
ne! Duhet te jemi te lire të zgjedhim. Nje
filozof i botes së lire ka thene se
kemi të drejten e zgjidhjes, dhe kanuni yne
e paska thene edhe ma qarte per ne,
pa pasur arsye perkthimi, a zbehtesimi: ke te
drejt te mbetesh burr ose!
te zhburrnohesh!
Zeri: Ke edhe të drejten e zgjedhjes, te
zhburrnimit,të
shnjerzimit, por ku të shpie ajo ty dhe te
tjeret?
Gjakbuti: Te shpie ne lirimin nga kodet e ashpera
morale kanunet e egra dhe te shpie
ne boten e lire e te bute pa norma morale te zhgunta,
ne boten allafranga, ne boten
e pantollonave?
Por Kanun i çuditshem shqiptar sikur te
thote je i lirë të hysh në cilin
det te duash: ne ate te burrnimit a zhburrnimit?
Interneti dhe perfytyrimi knetës, Zëret,
hijet, alternativat, diktatura e shumësisë,
sëmurja e detit, oqeanit, etj.
Ka dritë ditë që afrohet çdo
ditë, çdo ditë të bardhë,
kur humb terri dhe dominon
dita.
Ka mençuri sa edhe ditën e bënë
ditë dhe natën ditë.
ZERI i teatrit antik të botës, ai i
gjytetnumit të lashtë i drejtohet edhe
botës:
Mos mi nguc bijat dhe bijtë mij. Ata i drejtojmë
(administrojmë) tashmë ne edhepse nga
lashtesia. Pusho ti fajsosh per ideologjira qe
i shpike vet dhe qe vet nuk iu beson, por me to
pasardheseve tonë hile e kopili iu
bënë. Ne pellazget nuk e shpikëm
as komunizem as demokraci. Ne vetem treguam se
në
botë perenditë per njerzinë e bërë,
për njerëzinë vepruese e denuan
shnjerzishëm
Prometheun. E Prometheu edhe sot është
i lidhur. Tash po të tregojmë moj botë
jallane:
Prometheu do te jet i zgjidhur. Mos keni prit
ju që kete detyre mos ua lëmë bijave
dhe bijve te njerëzimit, njerëzimit
të rinuar pellazgoshqiptarëve.
Kupto moj botë!: se “ne patëm
të vjetrat ligje /që më pare kishin
/fuqi të pamasë.”
Ja disa:
“Jovi (lexo: jovët) do pësoj nga
koka që e ka truthatë!”,
“ Veç artet fatin s’e krijojnë!
“..duhet të bashkoheshinn shkronjat
/domethënë shkrimin
q’i ndihmon kujtesës/nënës
që krijovi artet dhe
shkencat.”(f.91)
që ne i praktikonim e Eskili vetëm i
përseriste, i shkroi që të iu mbeten
brezave
porosi (informatë).
Pellazgu modern: Vepra e lartëshenuar (“
Prometheu i mbërthyer “ ) mund të
lexohet
edhe ndryshe. Psh.: të mos lihet në
harresë edhe figura tjeter e Eskilit Oqeani
i
cili është i pranuar nga Prometheu se
është trim sa ai dhe nuk dënohet.
Ai i thotë
Prometheut:
“Pomethe: Ndonëse është e
madhe zgjuarësia jote..
Njihe veten tënde dhe sillu ndryshe ashtu
si kërkojnë kohet me te reja.”
Pra te
Eskili, i cili eshte krejt i afërt me karakterin
e një shqiptari te vertete, gjejme
edhe nje dukuri tjeter, variant te prometheizmit,
ndoshta me e nevojshme se e
para-oqeanizmin.
N.B. Lexues i nderuar: Në fund, ku gjenden
çelsat, zberthimi i enigmave, shpetimi:
te Jovi, Pushteti, Zeusi, Merkuri, apo te Prometheu,
Oqeani, Ioja, Kori, po edhe
Vulkani? Lexuesit botrorë kend e duan me
shume dhe kush i frymëzon me shume: Jovi
e Pushhteti apo Prometheu, Oqeani a Ioja?
Duke menduar për këto tema Urtakut i
iu kishin përfyturuar, si në internet,
shumë
oqeane: oqeane të së mirës dhe
të së keqes. Herë i dukej se është
vetë një oqean që
nuk i shihet fundi dhe individit mund t’i
duket i keq apo i mirë, i qendreses apo i
indiferencës, i drejtësisë apo
i padrejtësisë, i mençurisë
apo i marrezise, varsisht
nga mendimet,…bota e brendshme e tij, struktura
shpirtërore dhe veprat e realizuara
(të bëmat)
Lexuesit shqiptarë, edhe ata, duhet ta lexojnë
ndryshe, me tërsisht dhe më me
analizë Prometheun e lidhur, Prometheun e
zgjidhur, prometheun e zjarrtë… duhet
t’i
imagjinojne, krijojne dhe realizojne ne art, shkence
e jete.
Njerëzit e Tokës së Pellazgut nuk
e kishin lënë pa e zgjidhur Prometheun
nga
shkembi vuajtjeshumë. E kishin çuar
ne vend amanetin e të parëve të
tyre.Të njejtin
fat e kishin pasur edhe pasardhësit e tyre-
shqiptarët. Por tani sikur janë lodhur
me këtë përsëritje të
rëndë dhe nga tragjeditë historike.
Duket se janë në kërkim
që problemin ta zgjidhin ma lehtë e
po aq sukseshëm por jo, përmes tragjedish
aq
trandëse, edhepse sot ”zbulojnë”
se përsëri Prometheu është
i dënuar, pra lidhur
diqysh. Lidhja e Prometheut sot ështe nënë
një mjegull të dendur. Herë duket
se ia
kanë lidhur vetë kokën, sikur e
kanë hipnotizuar me drogë, herë
se ia kanë
pshtjellur mendimet, herë se e kanë
lidhur për pasurie në vend të shkëmbit
të
dikur!
shëm, apo e kanë çitur në
pushtet dhe e kanë kompromituar.. Prometejë
të lidhur e të
zgjidhur ka kudo në botë dhe as ata
nuk e harrojnë njerëzimin e as njerëzimi
nuk i
harron ata.
Eskil: fara jote nuk u tha por krijoi një
soj që u shumua dhe u zhvillua nëpër
të
gjtha kohët në botë. Letërsia
si matematika,
piktura …ka gjuhën e saj universale,
simbolet, kategoritë, figurat, komunikimet…
Oqeani: simbolizon lumturi, jetë, dituri,
mençuri, gjindshmëri, zgjuarsi të
pakufishme, prometheizem te llojit te veçantë
teknikë të madhe për ndrysahimin
e
botës kur ajo eshte e padrejte dhe tirane.
Dhe kjo krijimtari artistike nuk është
vetëm art. Është edhe metodë
e
ndryshimit pozitiv dhe krijimit të fatit
në jetë, të jetës vet. Se
Eskili
( Ky shkruesi a folësi i qytetrimit pellazgoshqiptar)
ka thënë: Veç artet
nuk e krijojnë fatin!
PARASHIKIMI i Eskilit se Jovi : Do pësoj
nga koka që e ka tru_thatë (@
Hotmail.com) është diku, shkon për
diku, do të ndodhë diku.Tekefundit,
ky
është fati i jovëve.
“Ne patëm të vjetrat ligje,
që më pare kishin ,
fuqi të pamasë.”
Prill 2002,gusht 2003 Rexhep Ahmeti
|