Letërsi


Sami Frasheri, dijetari i madh shqiptar qe endet mes dy popujve

Nga: Alban Tartari / Ankara

Eshte shkruar shume per Vellezerit Frasheri dhe per Sami Frasherin ne vecanti. Sami Frasheri iluministi i madh, eshte nje nga personalitet me te medha qe ka nxjerre populli shqiptar vepra e te cilit vazhdon te beje drite njelloj si diten e pare megjithese ka kaluar mese nje shekull qe kur ka dale ne drite.

Historia shqiptare i ka dhene nje vend te gjere Sami Frasherit, te cilit i kemi borxh cdo germe qe shkruajme sot sepse ai eshte hartuesi i alfabetit te gjuhes shqipe.

Duke folur me albanologun e madh me origjine shqiptare prof.Nexhip Allpan i cili prej kohesh jeton ne Ankara, mesojme ato qe nuk dime ne lidhje me Sami Frasherin. Prof.Allpan ka qene nje nga studiuesit shqiptare qe e ka perpunuar vepren e vellezerve Frasheri ne menyre te paster e te pandikuar nga regjimet e sistemet, direkt nga arkivat e Perandorise Osmane ne Stamboll.

Sami Frasheri ose Shemsettin Samiu sic i thone turqit e qe perkthehet “Samiu i ndritur si diell”, eshte nder albanologet, gjuhetaret qe kane hedhur themelet e gjuhes se sotme shqipe nderkohe qe sherbenin nen petkun e Perandorise me te madhe te kohrave asaj Osmane. Ne kohen kur ishte e ndaluar te flitej per nacionalitetin dhe bile neper qarqet e perandorise ishte e ndaluar te perdorej termi “turk” dhe “Turqi”, Sami Frasheri dijetari i madh do hidhte edhe themelet e turkologjise krejt i vetem. Pra ne nje kohe kur vete turqit e perandorise osmane thonin “jemi osmane” dhe denoheshin po te shprehnin se ishin turq Sami Frasheri me punen e tij brilante do hidhte hapat e para ne fushen e albanologjise dhe turkologjise. Dihet qe per kete ai u dergua ne Marok si gjysme i internuar por zhdervjelltesia e tij ben qe te kthehet perseri ne Stamboll dhe te nxjerre edhe gazeten e tij Terxhuman-i Shark (Lajmetari i Lindjes) dhe prej andej te mbronte te drejtat e shqiptareve dhe te punonte dhe per turqit qe ne perandorine e tyre e kishin te ndaluar te thonin se jemi turq.

Keshtu Sami Frasheri ose Shemsettin Samiu sic e quajne turqit me nderim, do shkruante romanin e pare ne turqisht bazuar mbi nje ngjarje te vertete dhe do ta titullonte “Dashuria e Talatit dhe Fitnetes”, do hartonte fjaloret e pare osmanllisht-frengjisht, osmanllisht-arabisht dhe anasjelltas. Ai do nxirrte per here te pare librat e vegjel te xhepit qe mund te lexoheshin kudo, shkruan drama e tregime, perkthen shume kryevepra perendimore dhe nder keto “Te Mjeret” e Hygoit.

“Ne jeten e tij 54 vjecare,Sami Fasheri ka hartuar e botuar 54 vepra letrare,gjuhesore,kulturore ne turqisht e shqip” shprehet Prof. Allpan ne librin “Shqiptaret ne Perandorine Osmane” (bashke autor me Nesip Kacin).

Krahas kesaj Samiu ishte mese i pranishem ne shtypin e atehershem turk dhe do te themelonte edhe gazeten e perditshme Sabah (Mengjesi) qe edhe sot eshte nga gazetat me te lexuara ne Turqi. Ketu ne Turqi shume rruge, shkolla e akademi mbajne emrin e Sami Frasherit, babait te turkologjise dhe emri i tij radhitet krahas atyre qe e themeluan shtetin modern turk,krahas Mustafa Qemalit, Mehmet Akifit, *smet *nonyse, Hasan Tahsinit etj.

Ne nje ore leksioni me 1998 ne Universitetin e Ankarase ku dhe autori i ketij shkrimi si student merrte pjese, Prof.Dr. Ahmet Taner Kislali ish-minister Kulture ne qeverine e 1979’s te Bulent Ecevitit tregon sesi ambasadori i atehershem i Shqiperise kerkoi zyrtarisht eshtrat e Sami Frasherit. Qeveria turke jo vetem qe nuk e pranoi kete por i shprehu keqardhjen ambasadorit shqiptar duke i thene se Shemsettin Samiu (Sami Frasheri) ishte nje figure e pandashme me Turqine moderne dhe se aq sa ka bere per Shqiperine ka bere edhe per Turqine, ne mos me shume. Pra pandaresia e Sami Frasherit dijetarit te madh qe endet midis dy popujve te dy mirenjohes ndaj tij, qendron te sherbimet e vyera dhe te pazevendesueshme qe u ka bere ai vete. “Ai vazhdon te jetojne ne shpirtin e turqve intelektuale” shprehet prof.Nexhipi. “Ky personalitet- thote ai - do vazhdoje te endet si ure lidhese ndermjet shqiptareve dhe turqve si per ti treguar botes se Burrat e medhenj dine te ngrejne ura e jo ti hedhin ato ne ere.” Prof.Nexhipi ruan ne biblioteken e tij personale me qindra dokumente ne lidhje me Sami Frasherin te cilat i ka nxjerre duke hulumtuar punen e Samiut ne arkivat e Perandorise Osmane dhe ka patur te beje me dokumente origjinale te perpunuara nga Samiu.

Puna ne kushte te veshtira dhe gjithmone nen stres, dhe hallet e kombit qe Samiu ngrinte bene qe ai te vdiste i ri dhe te mos arrinte ta shihte krijimin dhe njohjen e shtetit shqiptar, por cdo gur i kulles se Shqiptarise eshte vendosur mbi themelin qe ai ka hedhur me aq pune e mund. Ne Turqi nuk ka njeri te mos e dije Shemsettin Samiun, i cili sic hodhi bazat e albanologjise, beri studime te gjata te parat keto ne fushen e turkologjise dhe tashme ai pranohet ne historine turke si turkologu i pare i Turqise dhe Mustafa Qemali kur shpalli Republiken Turke me 1923 reformat gjuhesore i ka bere sipas projekteve pergatitur nga Sami Frasheri. Publicistka e tij e ruan rendesine edhe sot ne Turqi dhe mbi kete jane shkruar me qindra teza e libra, dhe jane dhene shume konferenca. Keshtu eshtrat e dijetarit te madh shqiptar do prehen ne Stamboll, si shenje nderimi per punen e tij karshi turqve te cilet nuk e lejojne kthimin e tij ne panteonin shqiptar dhe ne do te na duhet te udhetojme per ta vizituar personalitetin qe i kemi borxh cdo germe qe shkruajme.