RTVZIK · NOSTALGJIFaqja e sotmeModeli i parĂ«200920102012HumorArgëtimFoto

RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
-...................
RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
........-..............
RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
...................
RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizë | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Përjetime | Texte-melodi-logo për SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipëtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarë lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipëtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kënget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikë | Muzikë1 | Muzikë2 | Muzikë3 | Muzikë4 | Muzikë5 | Muzikë6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipëriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK
RTV Zëri i Kosovës · Arkivi historik
RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti

AKTUALITETE -EXLUSIVE PËR RTVZIK

POLITIKË

Skënder Limani

Në RTK si në nevojtore

 

Nevojtorja e fshatit

 

Për gjeneratat e vjetra tashmë të qytetëruara por edhe për banorët e qyteteve – të gjeneratave pak më të vjetra por edhe për vetë banorët e fshatrave – sigurisht se gjithmonë do të kujtojnë nevojtoret e fshatit – nevojtoret në oborr të shtëpisë; këto lloj nevojtoresh do t'i kujtojnë ose asnjëher nuk do t'i harrojnë për shumë arsye e disa ndër to janë edhe kundërmimi dhe mizat.

 

Këto miza nuk bëjnë jetë askund tjetër përveq se në këso situata, në këso nevojtoresh ose ambientesh, janë miza të cilat ushqehen me ushqim ose të lëna të njerëzeve nga ushqimet ditore. Janë miza që nuk të lënë rehat as kur e kryen nevojën e lëre më të tjerat; janë aso miza që bubullojnë ose shqetësohen nga gëzimi kur të shohin duke hyrë në nevojtore (sigurisht për shkak të ushqimit të freskët që do të kenë për disa minuta); pra, nuk janë miza të rëndomta; këto miza bëjnë jetë në vend të veqant: në nevojtore, të dhëna pas shijes dhe kundërmimit. Asgjë tjetër për to nuk është me rëndësi. I vetmi komunikim me botën përtej tyre dhe rreth tyre është kundërmimi dhe shija.

 

Nevojtorja e qytetit

 

Kam pasur fat (jo fatmirësinë ose fatkeqësinë) që të jemë pjesë e formimit, themelimit dhe ndërtimit të Radiotelevizionit të Kosovës. Kam pas rast që të punoj në të dy radiot: në Radio Kosovë dhe Radio Blue Sky dhe kam pas rast të punoj në vet Televizionin e Kosovës.

 

Si gazetar në Radio Blue Sky e në Radio Kosovë dhe si Përkthyes në dhomën e lajmeve të Televizionit të Kosovës, kam hasur, dëgjuar, përvojtësuar, dëshmuar në shumë e shumë raste absurde, qesharake, amatoreske, katastrofale, ironike etj etj. që kanë të bëjnë me njërën prej nijansave të Komunikimit Publik, Gazetarinë!

 

Në RTK cdo gjë nisej gabimisht: duke filluar prej metodës ose mënyrës së rekrutimit ose punësimit të “personelit”, pastaj përshkrimit të vendit të punës, orarit të punës, aftësisë komunikative, raporteve ndërpunëtore, ndërtimit të hierarkisë, përvojës paraprake, përgjegjësisë profesionale por edhe personale, marrjes së informatës në terren ose përmes mjeteve tjera të komunikimit (telefonit, internetit etj.), thurjes, leximit e plasimit të lajmit, pastaj, përdorimit të mjeteve-aparaturave teknike moderne (xhirimeve, montimeve filmike për lajme e emisione të ndryshme, mirëmbajtjes etj. etj.), pagesat marramendese për kinëse punën e kryer (rrogat), etj etj.

 

Ngjashmëria me mizat

 

Natyra e njerëzve është e ndryshme. Këtë teori e ka debatuar njerëzimi qindra vjet më parë dhe vazhdon ta debatojnë edhe në ditë të sotme, si: shkrimtarë, sociologë, analistë të llojeve të ndryshëm të ndodhive kulturore-historike-politike etj etj, nga aspekte të ndryshme kulturore e sociale-historike, nëpër katër anët e kësaj bote. Për këtë teori është shkruar e thënë mjaft.

Debatet e tilla, veq tjerash, kanë nxjerr në pah disa përkufizime. Se, natyra e njeriut ka disa karakteristika; e ndër to është edhe karakteristika e vetshkatërrimit ose e shkatërrimit të gjthckafit përreth vetes (me vetëdije ose pa te) të asaj cka mendon se nuk i pëlqen, për arsye të ndryshme, duke mos llogaritur ose duke mos qenë i vemendshëm për ndikimin e veprimeve të tyre në rrethinën ku jetojnë por edhe më gjerë!

 

Ndërtimi dhe Rënia e RTK-së

 

Kanë qenë tre persona kyq në ndërtimin e këtij televizioni (vitet 2000-2001-2002), tërheqjen e shikueshmërisë dhe ndikimin e tij në opinion: Linda Shala, Eroll Belegu dhe unë, Skënder Limani. Asnjëri nga ta nuk punon në RTK më shumë se një vit.

Eroll Belegu, si përgjegjës për Marketing në këtë Televizion ka “veshë e mbath” këtë Radiotelevizion; cdo donacion i mundshëm dhënë këtij Televizioni ka ardh me aftësinë komunikuese të vet Eroll Belegut me agjencionet e interesuara; një kohë edhe vetë një ndër Radiotelevizionet më të shikuara në botë, BBC, do të interesohet për RTK-në, e që më vonë me ardhjen e Agim Zatriqit dhe Menagjmentit të tij në postin e Drejtorit Gjeneral, BBC do të tërhiqet, së bashku me agjencionet tjera donuese;

Linda Shala, si përgjegjëse për Programin Televiziv të Programit ka bërë programin televiziv me të shikuar dhe të pakrahasueshëm me programet televizive në Kosovë;

Ndërsa unë, edhepse nuk kam pas përgjegjësi të drejpërdrejt në bërjen e Edicioneve të Lajmeve, duke shfrytëzuar komunikimin e tërthortë me gazetarët dhe editorët ose redaktorët e lajmeve, kam ndërtuar Edicionin e Lajmeve Blic dhe me këtë edhe vet edicionin e lajmeve qëndrore të RTK-së. Ja edhe pse!

 

 

 

Aplikueshmëria e punës në RTK

 

Gazetarët dhe redaktorët e lajmeve as nuk dinin të parashtronin një pyetje të zakont për një ngjarje të zakont kulturore ose politike; nuk dinin komunikimin me telefon ose me internet, nuk dinin thurjen e një lajmi dhe plasimin e leximin e tij në Televizion ose Radio, teknikët nuk dinin të montonin as edhe një fotografi 30 sekondëshe, montimi i atij xhirimi bëhej në mënyrë mekanike etj etj. Ironia është se kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite në RTK (andaj edhe humbja e shikueshmërisë). Por, dallimi është se personat e lartëpërmendur nuk kursenin asgjë nga vetja për përmirësimin përkatësisht bërjen sa më kualitative të Fotografisë Magjike (ekranit televiziv).

Pas pajisjes dhe montimeve me aparaturë teknike moderne që një Radiotelevizion mund të kishte në atë kohë, e kjo falë aftësisë komunikative të Eroll Belegut, ishte radha e Linda Shalës të kujdeset për një program sa më kualitativ argëtues-muzikor e kulturor;

por, kjo këtë nuk do ta bënte e vetme por me disa bashkëpunëtore, e ironia është se asnjë nga bashkëpunëtoret e saja nuk punon më në këtë Radiotelevizion.

Karakteristikat që karakterizohej (dhe ende vazhdon të karakterizohet - gjykuar sipas programit radiofonik dhe televiziv) personeli që do të angazhonte Agim Zatriqi si Menagjues-Drejtor i përgjithshëm i këtij Radiotelevizioni, për të drejtuar sektore të ndryshme në këtë Radiotelevizion, ishin të shumta dhe secila më ironike se tjetra, sic ishin: mungesa e përvojës punuese, mungesa e ideve, mosnjohja e gjuhes shqipe, mosnjohja e gjuhës angleze, mosnjohja në përdorimin e kompjutorit, mosnjohja e rëndësisë së Komunikimit Publik, mosnjohja e Gazetarisë, mosnjohja dhe mosgatishmëria për përballjen me situata të ndryshme politike e ekonomike në Kosovë, mosnjohja e moderimit, mosnjohja e përdorimit të teknikës-aparaturës radiotelevizive, mosnjohja e lëmisë së kulturës ose artit në përgjithësi etj etj.

 

Mungesa e këtij spektri të gjërë komunikues-punues do të shkaktoj një trazirë fatkeqe për RTK-në, e rrjedhimisht edhe për shoqërinë kosovare: cdo punonjës do të filloj thashethëmet për njëri-tjetrin për kinëse moskryerjen e punës, e cila gjë çon në “mbrojtjen e karrikës” të secilit menagjues në RTK; me këtë do të filloj klanizimi, grupimi i individëve në rrethe të ngushta, punësimi i punëtorëve në baza familjare por edhe në baza të nënshtrimit me qëllim forcimin e pozitës së punës dhe ndikimit brenda në RTK; avansimit të punëtorëve në pozita të ndryshme, etj, etj. dhe e tërë kjo dalngadal do të shpie në kualitetin përkatësisht kuantitetin e programit televiziv dhe radioprogramit të të dyja radiove, e kjo rrjedhimisht çon në humbjen e asaj përqindje të madhe të shikueshmërisë si në Kosovë ashtu edhe jashtë; dhe, me kalimin e kohës do të përdoret KTV-ja si burim (kopjim) i ideve për emisione të ndryshme, gjë që vazhdon edhe sot.

 

Megjithate...

 

Rënia e shikueshmërisë së këtij radiotelevizioni duhet të jetë shqetësuese për qeveritarët në Kosovë; nëse këtij i thonë Radiotelevizion Publik i Kosovës (ose 100% i Kosovës) dhe nëse në të njejtën kohë këtë televizion nuk e shikon askush më shumë se 1 orë në ditë atëher për cfar arsye shërben ky titull? Ne, si qytetarë, po paguajmë (duke mos përmendur mënyrën se si është ardh deri tek bërja e pagesës) këtë radiotelevizion. Me këtë parashtrohen edhe disa pyetje shumë të thjeshta: pse të paguajmë për një radiotelevizion të cilin nuk e shikojmë? Pse të paguajmë një radiotelevizion me një program aq absurd sa që nëse ndonjë Organizatë Joqeveritare e huaj do të krahasonte natyrën e një Shqiptari me këtë Radiotelevizion atëher cilësimi se Shqiptarët kanë bisht kishte me qenë mjaft i mireseardhur në krahasim më RTK-në. Pse të paguajmë ose të shikojmë një Radiotelevizion kur për ditën e lumntunimit të Nënës Terezë, në një emision të Radio Kosovës, pas një prezentimi të për nder të kësaj ngjarjeje, emisioni vazhdon me këngën e Ramadan Krasniqit – Danit “Moj tradhëtare”?; Ose kur në lojën e basketbollit të ligës anerikane NBA ndërmjet Filladelfia dhe Sakramento shkon komenti “futbollistët e Filladellfisë shënuan tre gola....”!

 

Kur cdo radiotelevizion ose cdo medium i shtypur ose elektronik në botë por edhe në Kosovë mundohet të tërheq shikueshmerinë në baza të punës, lajmeve, emisioneve, programeve argëtuese, kulturore etj etj të cilat ai medium i prodhon, ky televizioni ynë publik(?) tash e disa muaj po tërheq vemendjen përmes konflikteve që kanë gazetarët (dhe sjelljet e tyre) me opinionin e gjerë. Ironia s'ka kufij a!

 

 

Skënder Limani

 

Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com