|
| Pas dy vjetësh të gjyqit
ndaj Millosheviqit |
| |
![]() |
![]() |
| |
![]() |
Gabriel Partosh
Analist i BBC-së për Evropën juglindore |
![]() |
![]() |
Prokurorët
mbyllin çështjen ndaj Millosheviqit |
Dy vjet pasi Sllobodan Millosheviqi doli në gjyq
para Gjykatës së Hagës pala paditëse
deklaroi se i ka dhënë fund paraqitjes së provave
të saj dy ditë para afatit.
Millosheviqi përballet me 60 akuza për krime
lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftrave
në Kosovë, Bosnje e Kroaci, dhe sipas çdo
standardi procesi gjyqësor kundër tij ka qenë një ngjarje
e jashtëzakonshme.
Statistikat që rrethojnë këtë proces
gjyqësor maratonë janë vërtet përshtypjelënëse.
Procesi gjyqësor ka mbi dy vjet që vazhdon.
Pala paditëse ka përdorur 293 ditë për
të prezantuar çështjen e vet dhe tani
u ka kërkuar gjykatësve që t'i përfundojë argumentat
e saj dy ditë më herët duke thënë se
gjendja jo e mirë shëndetësore e Millosheviqit
e ka vonuar tashmë shumë procesin.
Kërkesa e palës paditëse tashmë duhet
të miratohet nga gjykatësit. Deri më tani
janë dëgjuar dëshmitë e 298 dëshmitarëve,
ndërsa janë dorëzuar 29 mijë faqe me
dëshmi.
Provat
![]() |
Fakte për gjyqin 60 akuza 29 mijë faqe
dëshmi 298 dëshmitarë 293 ditë padija |
Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, duke
folur kur pala paditëse filloi prezantimin e provave tha se "kjo gjykatë dhe
ky proces gjyqësor është demonstrimi më i fuqishëm
se askush nuk është mbi ligjin ose i paprekshëm nga drejtësia
ndërkombëtare".
Që nga ajo kohë ajo dhe kolegët e saj janë përpjekur
të vërtetojnë se Millosheviqi ka qenë përgjegjës
për një sërë krimesh lufte si individ, por
edhe si drejtues.
Përgjegjësia si komandant është më e
lehtë të vendoset, të paktën për Kosovën,
pasi Millosheviqi ka qenë president i Jugosllavisë dhe
kështu komandant i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave
gjatë konfliktit të vitit 1998-99.
Në këtë kontekst një nga dëshmitë më të rëndësishme
erdhi nga politikani britanik, Padi Ashdown, i cili tha se ai personalisht
e kishte paralajmëruar Millosheviqin gjatë luftimeve
në Kosovë se ai do të përfundonte para gjykatës
nëse nuk i jepte fund masakrave atje.
Në kontrast, gjatë luftës në Bosnjë dhe
Kroaci, në atë kohë si presidenti i Serbisë,
ai nuk kishte autoritet zyrtar.
Por një numër i madh dëshmitarësh dhe mediatorësh
ndërkombëtarë, midis të cilëve edhe zyrtarë të lartë serbë,
dëshmuan se Millosheviqi në fakt ishte në kontroll
të forcave serbe.
Akademiku britanik, James Gow, një dëshmitar ekspert
në gjyq, thotë se disa nga këto dëshmi janë shumë bindëse.
"Pala paditëse ka gjetur disa prova shumë të forta
përsa i përket rolit personal dhe të drejtëpëdrejtë të Millosheviqit
në dhënien e urdhrave përsa i përket veprimeve
në Kroaci," thotë zoti Gow.
"Përsa i përket Bosnje-Hecegovinës, një nga
arritjet më të mëdha ishte paraqitja e disa figurave
të larta në gjyq që dhanë dëshmi duke
treguar qëllimin e vërtetë të Millosheviqit
dhe - kjo është provë e vërtetë - se ai
ishte personi që drejtonte çdo gjë" tha eksperti
britanik.
|
|
Vështirësitë
Detyra e palës paditëse është vështirësuar
nga fakti se gjyqi i Millosheviqit është i pari në lidhje
me luftimet në Kosovë dhe Kroaci.
Kjo do të thotë se pala paditëse duhet të vërtetojë se
në këto dy vende kanë ndodhur krime lufte dhe krime
kundër njerëzimit, diçka që është vërtetuar
tashmë në lidhje me Bosnjën në procese gjyqësore
të tjera.
Duke pasur para peshën e provave të paraqitura nga prokurorët
në shumicën e aspekteve të rastit, Millosheviçi
do të ndodhet para një detyre të vështirë kur
të fillojë mbrojtjen pas tre muajsh.
Prokurorët kanë paraqitur një rast të fortë duke
theksuar rolin drejtues të Millosheviçit në politikat
dhe strategjinë ushtarake që solli fenomenin e spastrimit
etink në ish-Jugosllavi.
Në dy fusha, megjithatë, Millosheviqi mund të ketë një mbrojtje
të fortë.
Një është ligjore: disa nga akuzat për krime
lufte kundër Milosheviqit aplikohen vetëm për konflikte
ndërkombëtare.
Nuk është fare e qartë nëse konflikti në Kroaci
në vitin 1991 ishte i tillë. Kjo sepse pavarësia e
Kroacisë nuk u njoh botërisht deri në vitin 1992.
Pikëpyetja tjetër varet mbi akuzën për gjenocid
lidhur me masakrën e myslimanëve boshnjakë në Srebrenica
në vitin 1995.
Sipas disa dëshmitarëve, përfshirë gjeneralin
Wesley Clark, Millosheviqi i kishte paralajmëruar serbët
e Bosnjes që të mos e kryejnë këtë krim.
Vëzhguesja Stacy Sullivan, e cila po e ndjek gjyqin në emër
të Institutit me bazë në Londër për Njoftimet
në Kohë Lufte dhe Paqeje, vë në dukje edhe vështirësinë për
të provuar akuzën për gjenocid për shkak të nocionin
të qëllimit.
"Sumica e ekspertëve ligjorë me të cilët kam
folur mendojnë se prokurorët nuk kanë mundur të provojnë elementin
e gjenocidit," thotë zonja Sullivan.
"Duhet të provosh jo vetëm që është kryer
krimi, jo vetëm që ajo që ka ndodhur ishte gjenocid,
por prokurorët duhet të provojnë edhe se Millosheviqi,
në fakt, kishte si qëllim të shkatërronte, në këtët
rast, myslimanët e Bosnjes si popull," thotë ajo.
Edhe nëse ai del i pafajshëm në akuzën për
gjenocid, Millosheviçi mund të dënohet me burgim
të përjetshëm nëse gjendet fajtor për krime
lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë pyetjes së dëshmitarëve të prokurorëve
Millosheviqi është përpjekur të minojë provat
kundër tij.
Por ai ka shpenzuar edhe më shumë kohë duke e përdorur
gjykatën si platfomë politike - duke iu drejtuar prej andej
mbështetësve të vet në Serbi e gjetkë.
Ai ndoshta do të vazhdojë këtë taktikë edhe
kur të fillojë mbrojtjen, por Millosheviqi mund të përdorë edhe
taktika të tjera.
Me largimin e kryegjyqtarit Riçard Mayer për shkaqe
shëndetësore, ai madje mund të kërkojë edhe
një gjykim të ri.
|