Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media në selinë e Qeverisë së Maqedonisë, së bashku me anëtarët e tjerë të qeverisë ka folur në lidhje me marrëveshjen eventuale për emrin e ri të Republikës së Maqedonisë, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar sot gjatë konferencë për gazetarë, ku ka dhënë detaje për arritjen e marrëvshjes për emrin: Republika Veriore e Maqedonisë, duke ruajtur kështu identiteti nacional dhe kulturor të popullit maqedonas.

“Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM-as, por maqedonas. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas të veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës. Më parë do të ratifikohet në Kuvend e më pas do të shkoj për firmë në Presidencë dhe më pas do të ketë dhe aprovimin e popullit me anë të një referendumi.  E njëjta do të aprovohet edhe në Kuvendin e Greqinë”, ka thënë Zaev

Ai ka thënë kjo është një marrëveshje historike e cila i hap rrugë integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zaev ka deklaruar se për marrëveshjen do të merret qëndrimi i qytetarëve në referendum, ndërsa do të duhet të miratohet në Kuvend.

Sipas marrëveshjes, Zeav tha se gjuha maqedonase pranohet- me shpjegimin se Maqedonia e Veriut pranon në marrëveshje se kjo gjuhë ka origjinë sllave (ashtu siç është regjistruar në kornizën e OKB-së)

Ndërkaq sa i përket shtetësisë do të jetë me termin maqedonase/ qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me arsyetimin shpjegim të qartë se njerëzit e këtij vendi nuk kanë kurrfarë lidhje me kulturën e Greqisë antike

 

Shpërndaje në