I riu Tetovar Sami Sherifi  I cili punon në restorantin Edita në perlën turistike Kroate Makarska ,me mjeshtri të rallë dhe mënyrë specifike po përgadit pica dhe specialitete të tjera nga brumi ,që  ka mahnitur jo vetëm turistët e shumtë nga të gjitha vendet e botës por edhe kuzhinjerët Kroat ,që Samiun e kanë renditur në piedestalin më të lartë të  kuzhinierëve në Kroaci .

Samiu thot se , dëshiron të eksperimentojë , të përgadis gjithmonë ndonjë specialitet të ri sepse sipas tij në pjesën më të madhe të restoranteve të botës po përgadisin pica të njëjta dhe me emra të njejtë të njohur për konsumatorët .Unë thot ai dua të thej këtë monotoni ,të përgadis pica të veçanta ,që për fat  shum mirë janë pranuar nga ana e mysafirëve të restorantit ku ai punon .

Tetova me rrethinë është e njohur me mjeshtër  për akullore,ëmbëlsira,kuzhinier të rangut të lartë dhe  posaçërisht me mjeshtër picash të cilët janë shumë të kërkuar për të punuar në restorantet më të njohura  në botë.

Sami Sherifi ka idol bashkëqytetarin e tij pronarin e restorantit më të njohur në botë Rene Rexhepi.

%d bloggers like this: