Tetova do të bllokohet nga protesta masovike ditën e premte, ku pritet afro 50.000 protestues të shprehin paknaqësin e tyre nga Qeveria dhe komuna e Tetovës.

Një kazino e madhe do të hapet së shpejti në Recicë të Vogël të Tetovës në afërsi të Shkollës së mesme të mjekësisë dhe Universitetit të Tetovës.

Kazinoja do të udhëhiqet nga një maqedonas dhe një shqiptar nga Tetova. Ky i fundit mësohet se është nën udhëheqje të plotë nga një funksionar i lartë i BDI-së nga Tetova që njihet si financier i kësaj partie.

Kazinoja do të jetë më e madhja në rajonin e Pollogut, dhe e 36-ta me numër, vetëm në Tetovë.

Qëllimi i kazinosë është “larja e parave” nga biznismen dhe politikan të ndryshëm të cilët dëshirojnë që të legalizojnë parat e tyre, të cilët në forma të ndryshme janë fituar nga tenderet, prostitucioni dhe tregtitë tjera të paligjshme.

Deri më tani, partia shqiptare në pushtet, BDI nuk ka reaguar ndaj “pyllëzimit” të qytetit të Tetovës me kazino, ndërsa as sektori civili dhe komuniteti fetar nuk ka reaguar deri më tani.

Ndryshe, qytetarët e shqetësuar nga Tetova të premten kanë paraljamëruar protesta masovike me të vetmin qëllim që të pengojnë hapjen e kazinove, pasi me ata shkatrohen familjet dhe fëmijët shqiptar.

Jozyrtarisht mësohet se gjithë profesorët,studentët, dashamirësit e sportit,, kulturës dhe artit, si dhe predikuesit e fesë islame do të mobilizohen në mbi 50.000 qytetar në numër që të bllokojnë funksionimin e këtyre kazinove.

 

%d bloggers like this: