Lajmet e fundit për vjeljen e studenteve te Universitetit te Tetoves nga ana e udheheqsise se rektoratit te universitetit me ne krye Rektorin Vullnet Ameti, ku absolventet janë te detyruar te paguajnë shuma te mëdha për ceremoninë e hedhjes se kapelave (3000 denar) si dhe mbrojtjen dhe marrjen e diplomave (15.000 denar), ndërsa studentet nga Kosova paguajnë deri ne 1000 euro per semestër. Te njëjtat para, nuk kthehen ne investime për studentet, por destinacioni i tyre është shume i dyshimte. Tashme, 2 muaj revizioni shtetëror dhe inspektoret e arsimit kryejnë hulumtime reth keqpërdorimeve financiare, avancimeve ne forme jo-ligjore dhe ne baza familjare, si dhe nepotizmit te skajshëm të punësimeve në Universitet. Burime të sigurta brenda revizionit, konfirmojnë që ka shkelje të shumta ligjore në procedura të tenderimeve, si dhe mënyra e dyshimtë e marrjes së titullit inordinar dhe ordinar nga vetë Rektori Vullnet Ameti.

Skema e paraqitur në vazhdim, paraqet indikator të qartë për nepotizmin e skajshëm në Universitetin e Tetovës, ku shef i sigurimit të universitetit dhe rektorit, paraqitet vëllau i Rektorit, i cili dyshohet dhe për dosje kriminale dhe sigurim të kazinove të qytetit të Tetovës. Njëherit, gruaja e Rektorit, Makfirete Ameti e punësuar nga vet Rektori si asistente, pranë Fakultetit Pedagogjik, si dhe doktorante në universitetin e Novi Pazarit, ku ky universitet njihet për lidhje të ngushta me Rektorin Vullnet Ameti.

Djali i Rektorit, i cili është edhe student në Fakultetin Ekonomik, ku profesorët nga frika e kanë notuar të gjithë me notën maksimale. Poashtu, Valon Ameti, djali i rektorit njihet si shef i klubit futbollistik të femrave të Universitetit të Tetovës. Dekanët e sapoemëruar Haki Ismaili dhe Ibish Kadriu, respektivisht djali i tezës së Rektorit, janë bashkëpunëtorë të afërt, ku dekani Haki Ismaili është edhe kryetar i komisionit për furnizime publike ose tenderime.  Njëherit, mike e shtëpisë dhe bashkëpunëtorja më e afërt që njihet në universitet është Shpresa Memishi, e vetmja që ka doktoruar në Fakultetin e Kulturës Fizike nën mentorim të mikut të saj Rektorit Vullnet Ameti, është dhe koordinatore në fakultet si dhe antare e komisionit për furnizime, ajo gjithashtu ka punësuar në vende kyçe në universitet vajzat e motrës Donika dhe Artina Kamberi, si dhe motrat e saj Sadbere dhe Vjollca Memishi. Njeherit si shef i magazës së universitetit është vëllau i gruas së Rektorit Selman Kadria, ndërsa Ramazan Fetai dhëndri i Rektorit është shef i zyrës për informatikë. Hatixhe Bajrami sekretare e Fakultetit të Shkencave natyrore është vajza e hallës së Rektorit, ndërsa Hatibe Deari shefe e zyrës për marrëdhënie me jashtë është vajza e dajës së Rektorit. Jetmire dhe Vlora Ameti të punësuara si zyrtare të larta janë vajzat e xhaxhait të Rektorit, ndërsa Arbër Ameti djali i vëllait të Rektorit.  Arlind Kasami, referent në Fakultetin e Mjekësisë është nipi, ndërsa Menduh Deari shofer personal i rektorit.

Siç mund të shihet dhe në fotografi, nepotizmi familjar i Rektorit është i skajshëm me punësim të familjarëve të vet, ndërsa shumë kontribuues të universitetit, që kanë lëshuar dhe shtëpitë e veta në kohë kur universiteti ishte jo i zyrtarizuar, pohojnë se nuk munden të punësojnë asnjë anëtar të vet, për shkak të nepotizmit të shfrenuar. Universiteti i Tetovës është i kapur nga ky klan famëkeq, ndërsa profesorët dhe studentët, si dhe stafi administrativ frikohen që të reagojnë nga frika e pushimit nga puna. Vullnet Ameti eshte rektor i Unviersiteti te Tetoves nga 2014, ndersa vitin e kaluar mori dhe mandatin e rradhes, ku hermetikisht ka ne kontroll te gjithe universitetin./Shqiperiaime

Shpërndaje në