Ministria e Punëve të Brendshme pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg, ka nënshkruar fletarrest, informon Alsat-M.

Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës.”

Gjykata penale u përpoq por pa sukses t’ia dorëzojë ish kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës. Ndonëse korrieri gjyqësor ishte këmbëngulës dhe disa herë ka qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit, nuk ka arritur vet personalisht t’ia japë dokumentin në dorë, me arsyetimin se të gjitha kërkesat për shtyrjen e shkuarjes në Shutkë i janë refuzuar. Gjykata të premten vendosi t’i refuzojë kërkesat e Gruevskit për të mos shkuar në burg. Po atë ditë, korrieri u përpoq ta dorëzojë vendimin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme. Përgjigjja e gruas së tij ishte se Nikolla nuk ishte në shtëpi. Përndryshe, burgu hetues i Shutkës tashmë ka dërguar njoftim në Penalen se i dënuari Nikolla Gruevski nuk u paraqit më 8 nëntor në portën e burgut. Ai u dënua me 2 vite burg për blerjen e Mercedesit të blinduar.

Shpërndaje në