Ish-futbollisti i Interit dhe Real Madridit, Wesley Sneijder, ka nënshkruar për klubin nga Katari, Al-Gharafa.

Mesfushori holandez ka nënshkruar kontratë 18 mujore me klubin e tij të ri.

(Foto: Twitter)

33-vjeçari ndërpreu bashkëpunimin me Galatasarayn në muajin korrik, ndërsa së fundmi i ka zhvilluar katër ndeshje me klubin francez, Nice.

“Është një aventurë e këndshme dhe një sfidë argëtuese”, ka deklaruar Sneijder për RTL Boulevard.

“Jam vërtet i lumtur që po e nis këtë së bashku me familjen time”, ka shtuar ai.

Te Al-Gharafa, mesfushori do të bashkohet me ish mesfushorin e Manchester Cityt, Vladimir Weiss.

Shpërndaje në