Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë në muajin prill presidentin francez, Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës.

Në këtë vizitë do të përfshihet darka e parë shtetërore e Trumpit dhe gruas së tij, Melania.

Trump e ka kaluar vitin e parë të presidencës së tij, pa e pritur askë në darkën shtetërore.
Ai dhe Macron kanë pasur marrëdhënie të mira gjatë vitit të kaluar.,,

 

Shpërndaje në