Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë ashpërsuar sanksionet ekonomike ndaj Koresë Veriore për shkak të programit të saj nuklear, me ç’rast kanë vendosur sanksione ndaj nëntë entiteteve, 16 individëve dhe gjashtë anijeve, të cilat Uashingtoni i akuzon se po ndihmojnë regjimin e Kim Jong Un për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Departamenti i Thesarit i SHBA tha se ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive tregtare kineze të përfshira në eksportin e metaleve dhe mallrave të tjera me vlerë miliona dollarë, të përdorura në industrinë e armëve të Koresë së Veriut.

Shpërndaje në