Rezultati i zgjedhjeve të  fundit Lokale shkak për përçarje të thellë në Lëvizjen BESA e cila gjatë ditës së sotme mbajti dy mbledhje paralele të Këshillit të partisë,  njëra në Tetovë dhe tjetra në Shkup. Në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Shkup të udhëhequr kryesisht nga krahu i Shkupit ku morën pjesë Zeqirja Ibrahimi, Afrim Gashi, Zejdi dhe të tjerë të cilët pretendojnë se kanë shumicën e anëtarëve të Këshillit, 64 nga gjithsejtë 108 anëtarë, vendosi unanimisht për shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e Kryetarit të Lëvizjes BESA.

Ndërkohë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa të mbajtur në Tetovë, ku morri pjesë edhe vet kreu i kësaj partie  Bilall Kasami, Fadil Zendeli, Teuta Bilalli,  Kastriot Rexhepi dhe të tjerë  u sollën këto vendime:

Mbledhja e Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, Tetovë

  1. Vendim për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018
  2. Zgjedhja e Komisionit për Organizimin e Kongresit
  3. Deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami

Në të dyja mbledhjet e Këshilli Qendror të Lëvizjes Besa, u bë thirrje për organizmin e Kongresit të parë të partisë. Ndërkohë mbrëmë nga posti i nënkryetarit të kësaj partie u dorëhoq, Zeqirja Ibrahmi.

Valmira Zendeli

Shpërndaje në