Yjet e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, Lionel Messi dhe Neymar, vlejnë dy herë e gjysmë më shumë se fituesi i ‘Topit të Artë’ për këtë vit, Cristiano Ronaldo.

Sipas një raportimi të ‘CIES Football Observatory’, që publikon këtë raport, për të arritur te shuma e lojtarit, shikohet mosha, pozita kua luan, kohëzgjatja e kontratave të tyre dhe forma që kalojnë.

Sipas kësaj, Neymar, është lojtari më i vlefshëm në botë me çmimin prej 213 milionë eurove.

Lionel Messi është i dyti me 202 milionë euro, i ndjekur nga ylli i Tottenham, Harry Kane me 195 milionë euro.

Cristiano Ronaldo, që është lojtari më i suksesshëm në vitet e fundit, është lartë nga pozitat e para.

Ai gjendet në pozitën e 49 –të me 80.4 milionë euro.

Shpërndaje në