Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, sipas mediave greke, gjatë seancës të Qeverisë, i ka njoftuar ministrat për qëndrimet greke në negociatat për emrin.

Duke iu referuar informacioneve të tyre, mediat në Greqi, mes të cilave edhe agjencia shtetërore, siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, publikuan se emër i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm është qëndrimi që e ka prezantuar Nikos Koxijas.

“Sipas informacioneve, ministri i Punëve të Jashtme në fjalimin e tij e njoftoi Këshillin ministror për qëndrimet me të cilat pala greke merr pjesë në negociatat për emrin me IRJM-në. Koxijas tha se qëndrimi kombëtar tashmë është prezantuar në vitin 2007-2008 dhe ka të bëjë me emër të përbërë me përcaktim gjeografik dhe për përdorim të përgjithshëm”, shkruan agjencia greke e lajmeve”, transmeton MIA.

Sipas ANA-MPA, Koxijas ka thënë se çështjen konkrete, Qeveria aktuale e ka trashëguar, sepse në të kaluarën nuk janë ndërmarrë nisma.

“Kjo qeveri është e guximshme dhe serioze dhe ka guxim në mënyrë konsekuente të shkojë drejtë zgjidhjes së problemeve”, ka thënë shefi i diplomacisë greke”, sipas agjencisë shtetërore greke.

Televizioni grek Skaj në faqen e tij publikoi se Koxijas në fjalimin e tij nuk ka përmendur propozime konkrete për emrin, ndërsa përveç ministrit të Punëve të Jashtme, gjatë seancës së Qeverisë, për çështjen e emrit nuk ka folur asnjë tjetër.

Se Qeveria greke angazhohet për emër të përbërë për përdorim të përgjithshëm tashmë dihet pas takimit ministror i mbajtur të enjten e kaluar, në pallatin e kryeministrit. Atëherë Nikos Koxijas pas përfundimit të takimit, në një deklaratë për gazetarët tha se “në çështjen e emrit, Qeveria, mbështet dhe negocion për një emër të përbërë, një emër për të gjitha përdorimet, ajo që Greqia e prezantoi si qëndrim edhe në Bukuresht”.

0 comments

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: