Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën kryeministrit Ramush Haradinaj për të marrë pjesë ceremoninë e ‘Lutjeve të Mëngjesit’, që do të mbahen në Washington më 4 shkurt. Refuzimi i vizës nga ana e ShBA’së nga ana e opozitës shihet si shenjë izolimi i Kosovës nga ana shteteve mike.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Kosovës, duke shtuar se këta të fundit po e izolojnë vendin.

“Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësaj qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet”, ka thënë deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku është shprehur se Kosova po rrëshqet nga lidhja e saj politike me Amerikën.

“Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë. Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë”, ka shkruar tutje Abdixhiku në facebook.

“Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë – Republika në rënie të lirë”.

 

Shpërndaje në