Maria dhe Consolata Mwakikuti, motrat binjake të bashkuara në Tanzani, kanë vdekur në moshën 21-vjeçare pas komplikacioneve në rrugët e frymëmarrjes. Dy vajzat ndanin organe të përbashkëta, si mëlçia dhe mushkëritë, por kishin dy zemra dhe krahët të ndara.

Në muajin Dhjetor, ato ishin shtruar në spital për probleme me zemrën. Binjaket ishin të njohura në Tanzani dhe lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka shkaktuar trishtim ndërkombëtar.

Presidenti i Tanzanisë shkroi në rrjetet sociale se ishte i pikëlluar nga vdekja e binjakeve, të cilat ëndërronin t’i shërbenin kombit. Vitin e kaluar, dy vajzat thanë në një intervistë për BBC se pas përfundimit të studimeve universitare, dëshironin të bëheshin mësuese.

Studimet e tyre janë financuar nga qeveria lokale dhe donacionet private. Maria dhe Concolata ishin kundër idesë që të ndaheshin përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Madje shpresonin që një ditë të martoheshin me një burrë.

%d bloggers like this: