Popullarizimi i mollës si fruti i ndaluar që shkaktoi mëkatin origjinal të personazheve biblike Adami dhe Eva, rezulton të jetë pasojë e një përkthimi të gabuar të teksteve të shenjta, kur u përkthyen nga hebraishtja në latinisht.

Interpretimi u bë nga kleriku Jerónimo de Estridón, i cili në vitin 382 pas Krishtit mori nga Papa Damaso I urdhrin për të redaktuar atë që më vonë do të quhej Vulgata: një version i Biblës, e kthyer në latinisht, për njerëzit e thjeshtë.

Jeronimi nuk e zotëronte hebraishten. Për ta mësuar, ai shkoi në Betlehem dhe iu deshën rreth 15 vjet për të përkthyer tekstet origjinale. Megjithatë, janë bërë disa gabime në Vulgatën e tij.

Kur bëri përkthimin e asaj pjese të biblës që fliste për një pemë, frutat e të cilës, Zoti ua kish ndaluar Adamit dhe Evës, Jeronimi ngatërroi termin “mālus” që do të thotë “mollë”, me “malus” që përkthehet  “i keq”.

Në këtë mënyrë ai interpretoi keq frazën që flet për frutën e Pemës së njohjes së të mirës dhe të keqes që  gjarpri i jep Evës.

Në mbrojtje të Jeronimos, duhet ta pranojmë se nuk e kishte të lehtë: termi ‘ mālus ‘ u referohej në ato kohë të gjitha frutave që përmbanin fara, prandaj mund të bëhej fjalë për ndonjë kajsi, dardhe apo çfarëdo tjetër.

Duhet të përmendet se në shkrimet e shenjta origjinale në hebraisht, frutat e pemës në fjalë janë quajtur me termin “peri”. /Dita

Shpërndaje në