Aktorja australiane Jessica Falkholt ka ndërruar jetë në një spital në Australi, ku mbahej gjallë nga pajisjet mjekësore, prej 26 dhjetorit të vitit të kaluar.

Ajo u përfshi në një aksident mjaft të rëndë automobilistik, fundvitin e kaluar, ku humbën jetën edhe prindërit e saj, motra dhe shoferi i makinës tjetër. 29-vjeçarja u bë e famshme për rolin e Hope Morrisonin në filmin ‘Home and away’.

Shpërndaje në