Mbrëmjen e djeshme në Top Channel ka filluar “The Voice Kids”, me prezantues Ledion Liçon dhe juri Miriam Canin, Eneda Tarifën dhe Aleksandër dhe Renis Gjokën.

Dita e parë ishte shumë emocionuese për fëmijët konkurrent, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte rrëfimi i Renis Gjokës, i cili tha se atë nuk e kanë pranuar në “Ethet e së premtes”.

Ai tha se nuk e kishte kaluar as fazën e parë të audicioneve dhe se asnjeri, madje e xhaxhai i tij Aleksandër Gjoka nuk e dinte që ai kishte konkurruar.

Renisi i tha këto fjalë për t’i dhënë kurajo një konkurrenti të vogël, për të cilin nuk u kthye asnjë nga trajnerët.

%d bloggers like this: