Kujtimet e njërit prej ish-eprorëve të UÇK që e priti në takim emisarin e presidentit Clinton – ambasadorin Richard Holbrooke botohen me rastin e 20-vjetorit të takimit, i cili u bë më 24 qershor të vitit 1998.

“Shpesh është shkruar ndër vite për këtë takim, por në këtë libër paraqitet për herë të parë rrëfimi i plotë për takimin e parë publik diplomatik SHBA-UÇK”, sqaron autori Hajdin Abazi.

Në këto kujtime, sipas tij, përshkruhet e tërë rrjedh – si erdhi deri te takimi i ambasadorit Richard Holbrooke me skuadrën për marrëdhënie me publikun (MP) të Shtabit të Nënzonës Operative të UÇK për Junik dhe Rekë Hajdin Abazi – Lum Haxhiu dhe Gani Shehu: çka u bisedua, për çka u shprehën frekuencat e njëjta, ku pati mospajtime, pse ishte i papranueshëm propozimi që forcat armike të kalonin përmes Junikut, çfarë u tha për pavarësinë dhe çka u kërkua prej UÇK-së, cilat ishin pajtimet themelore që u manifestuan e që koha i provoi të vërteta katërçipërisht.

Libri “Takimi në Junik” i autorit Hajdin Abazi, është botuar nga Shtëpia Botuese e Kolegjit AAB.

Shpërndaje në