Hiqen kontrollet e dyfishta në kufirin Kosovë – Shqipëri
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”.
Por ky nuk është ndryshimi i fundit që do të bëhet, më tej Lleshaj, shton se “Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.
Lajme të ngjajshme:
Kosova miraton Rezolutën që dënon krimet serbe gjatë luftës
Nesër hapet autostrada Prishtinë – Shkup
Deputeti i VV-së Liburn Aliu që ishte në burg deri në ditën e fundit me Ukshin Hotin
Që nga sot gazetarët në Kosovë do të mbrohen nga avokatët falas
Erhard Busek-Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është i mundëshëm