Pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës pritet që shumë shpejt të vendosen me numër më të madh në veri të Republikës së Kosovës. Ky është informacioni që ka publikuar në ballinën e sotme e përditshmja serbe, “Novosti”.

Sipas këtij mediumi, autoritetet e Prishtinës, me ndihmën e aleatëve të NATO-s, janë duke përgatitur operacion të vendkalimeve administrative në veri të vendit.

 

 

Gazeta beogradase, duke u thirrur në burime të saja, shkruan se FSK-ja po bën rritjen e numrin në atë pjesë “në mënyrë që simbolikisht të konfirmohet sovranit i “shtetit të rremë”, transmeton Indeksonline

“Qëllimi i fushatës është që do të çojë Forcën e Sigurisë së Kosovës për të prodhuar efekt psikologjik të serbëve në veri të Krahinës”, shkruan Novosti.

Kjo ide e rrezikshme, sipas tyre, mund të zbatohet me pëlqimin e misionit të EULEX-it.

“Ky aksion mund të zbatohet me pajtimin e heshtur të misionit të EULEX-it, mu sikur kohë më parë gjatë hyrjes së forcave speciale ROSU në veri të Mitrovicës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit. Në këtë planifikim është konsideruar edhe sulmi i Beogradit, për këtë arsye “burimet të informuara mirë” të gazetës serbe pretendojnë se “shqiptarët kanë porositur 12.000 copë raketa hedhës të llojit “Armbrust” nga Gjermania”.

Ndryshe, duke komentuar raportimet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës pa mbështetjen e Listës serbe, presidenti Aleksandër Vuçiq deklaroi se veprimet e tilla janë jo të duhura. “Jam i shqetësuar për gjithçka që bëjnë, por nuk jemi shumë të frikësuar”, është shprehur ai.

Shpërndaje në