Rrëfim:

“Kur u njohëm, ai nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. 

Kur dëgjova se ishte i martuar e kishte edhe vajzë, vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaja nga gruaja”, – rrëfen Eminja, 35 – vjeçare.

“Në të vërtetë, gjithnjë e kam ditur se ai është një qyqar, te i cili nuk do të gjeja mbështetje nëse nuk do të vepronte ashtu siç i thosha unë. E ai më dëgjonte verbërisht: së pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatërrova familjen, pastaj eorganizova jetën tonë të përbashkët, në të cilën nuk kishte vend as për prindërit, as për të afërmit e tij. Kështu, kisha qetësi dhe askujt si lejoja të përzihej në jetën tonë. Prindërit e tij mendonin se unë e kisha shkaktërruar birin e tyre. Ata kanë harruar, apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ai gjithmonë ka qenë një qyqar i bukur dhe fjalëëmbël”.

– “Ai është fajtor për të gjitha, kurse unë ia ktheva me të njëjtën masë. 

Kur u njohëm nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe një vajzë, dëgjova nga një kolege e punës. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenë shoqe të mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaj nga gruaja”.

Metodat që përdora patën sukses
– “Mendoja se një mashkull që e tradhëton gruan e fëmijët, e ka lehtë t’i baraktisë e t’i harrojë. U mashtrova. M’u desh një mund shumë më i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I përdora të gjitha metodat për ta bërë për vete: e nënçmoja, e braktisja për shkakun më të vogël, e ai, gjithmonë me vinte pas duke qarë e duke më rënë në gjunjë të mos e braktisja. Këto ishin metodat e mia me të cilat i sprovoja dobësitë e tij, e në anën tjetër kënaqesha.

E mundoja edhe gruan e tij. Sa herë më tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandërprerë, derisa fqinjtë kureshtarë dilnin në dritare. Kështu, të gjithë fqinjtë e morën vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siç dukeshin në shikim të parë. R. paraqitej si njeri i suksesshëm, serioz, besnik ndaj gruas e fëmijëve. Kështu e shkatërrova mitin që kishte ndërtuar me vite për veten e tij, duke ia prishur rehatinë në familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kërkonte tjetrën, në mungesë të dashurisë së saj. E ai, për ta dënuar,e detyroi që ajo vetë të kërkonte shkurorëzim. Por, para se ata të ndaheshin, unë e inskenova ikjen time në një shtet tjetër. Vesha një fund të shkurtër, u rregullova me kujdes, mora një taksi dhe shkova në banesën e tyre. Derisa i bija ziles, ata të dy grindeshin. I luta të ma hapnin derën që ta shihja R. për herë të fundit, sepse po ikja përgjithmonë. Të dy u shtangën. Ajo, më në fund mori frymë, kurse R., vrapoi pas meje. Hyra në taksi dhe u nisa për në aeroport. Vozitësit i thashë ta ngiste ngadalë makinën, në mënyrë që R. të na ndiçte më lehtë. Nuk e kisha ndërmend të udhëtoja. Doja ta detyroja të bënte ashtu si doja unë dhe ta vëja edhe njëherë në sprovë dashurinë e tij. Punëtorët e aeroportit ishin dëshmitarë të një skene dashurie në mes të dy njerëzve, të cilët ishin të krijuar për njëri tjetrin dhe asgjë s’mund t’i ndante. Atë ditë u realizua ëndrra ime. Mendova. Gjithmonë do jetë i imi!”

S’e lija të merrte frymë
– “Më në fund u shkurorëzua dhe jetonte sipas rregullave të mia, duke i larë vazhdimisht mëkatet e veta. Më dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Të them të drejtën nuk kishte zgjidhje tjetër. Për të qenë gjithnjë pranë tij, e lash punën dhe u vendosa në firmën e tij. Bëja punët që kërkonin përkushtim dhe dije shumë më të madhe sesa mundësitë e mia, por më duhej të dija çdo gjë që ndodhte në jetën e tij. Vetëm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, është dashur t’i lija pak liri. I linda tre fëmijë e ai ua ndërronte pelenat, i ushqente, ngrihej natën kur kishte nevojë. Pas lindjes së parë e mora shërbëtoren. Gruaja e tij as që ka guxuar të mendonte për një gjë të tillë.

Gjithnjë kam qenë tepër e kujdesshme për pamjen time, prandaj bëja çdo gjë të mos më prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetëm disa muaj pas lindjes, mund të vishja prapë fund të shkurtë. Nëse burri im e kthente kokën pas ndonjë fundi të shkurtë të nesërmen fundi im ngjitej edhe më lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetëm për vete, larg femrave të tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siç e përvetësova. Kam qenë tepër e marrë kur kam menduar se ai do të jetë përherë imi”.

Po i lajë mëkatet– “Përnjëherë ndryshoi çdo gjë. Grave të punësuara dhe të ngarkuara me probleme të shumta, u duhet kohë për ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave të tjera. E dija se diçka po ndodhte me të, por nuk e dija shkakun. Vonë e kuptova se atij i pëlqente ortakja e punës, më e vjetër dhe më me përvojë se unë. Ishte grua serioze e me qëndrim të matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtër, por ajo kishte diçka që unë nuk mund ta zbuloja. R. shpesh është në udhëtime zyrtare, e unë e di se kjo është një arsye për të qenë me atë grua, por nuk po mundem t’i kontrollojë. Edhe unë e njoh. Për shkak të punës më duhet të bashkëpunoj shpesh me të, por ajo gjithnjë më rri larg. 

Qe 12 vjet, sa jetoj me R., për herë të parë e ndjeva veten të dobët e të vetmuar. Frikësohem se ajo do të ma marrë burrin për të cilin luftova aq shumë. Ashtu siç e ndava unë nga gruaja e parë ajo pret të ma kthejë në të njëjtën mënyrë, Si duket ky është dënim nga Zoti, për të gjitha mëkatet që kam bërë.”
– “Të gjitha dredhitë në luftë për ta përvetësuar i harxhova herën e parë, e tani, kur këtë më duhet ta bëj për herë të dytë, neveritem. Si duket, as armët nuk më shkrepin më. Nuk më ndihmojnë as nënçmimet, as fundat e shkurtra, as këncënimet se do ta braktis. 

Atëherë, kur ia përmendja këto, çmendej, e tani bëhet sikur nuk dëgjon.
E dashura e tij e di ç’kemi hequr derisa ai është ndarë nga gruaja, prandaj e qetë e me durim pret ta bëjë këtë për herë të dytë. Asaj nuk i ngutet, e luan lojën e gruas së ndershme, tërheqëse, gruas që e kupton, e para së gjithash e do marrëzisht. Prandaj, nuk mund të matem me të. Ngadalë po e përgatis ikjen time. Jam e vetëdijshme se me tre fëmijë do ta kem shumë vështirë për ta filluar jetën nga e para. Prandaj, po grabis sa më shumë të holla nga ai, fshehurazi. Nëse ndahemi do t’i lë fare pak pasuri. Shërbëtoren nuk do ta përzë, do ta paguajë ai. Pse të mundohem dhe t’ua shkurtoj kënaqësitë fëmijëve. Ata nuk kanë asnjë faj. Ai nuk meriton tjetër, pos t’i paguajë mangësitë e mëkatet e veta. Është njeri pa përgjegjësi, prandaj nuk meriton fat më të mirë.

Shpërndaje në