Ragip Ramaj –(Të shtunën, më 30.06.2018, në ambientet e Kompanisë Ecolog të afaristit të njohur shqiptar Lazim Destani në Dyseldorf mbahet takimi i radhës me Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Parlamentit të Republikës së Kosovës)

Me ftesë të Këshillit Nismëtar për Kanalin Televiziv për Mërgatën, më 29-30.06.2018 një delegacion nga Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media i Parlamentit të Republikës së Kosovës, do të qëndrojë në Gjermani. Nait Hasani (Kryetar i komisionit) dhe Milaim Zeka e Drita Morina do të kenë takime me Këshillin Nismëtar për KTVM dhe ditën e shtunë, më 30.06.2018, në takimin që do të mbahet në Dyseldorf, në ambientet e Klubit Ekonomik (Wirtschaftsclub) Ecolog të z. Lazim Destani, do të diskutohet gjerësisht mundësia e themelimit të një Kanali Televiziv për Mërgatën.
Siç dihet, në maj të këtij viti, një delegacion nga mërgata pati takime me institucionet në Kosovë dhe dorëzoi kërkesën për një kanal televiziv.
Tani mbahet takimi i radhës dhe mërgimtarët presin një qasje pozitive të institucioneve tona rreth kërkesës së mërgimtarëve.
Mërgimtarët janë shumë të interesuar të dinë se çfarë do të sjellin në Dyseldorf përfaqësuesit e Parlamentit të Republikës së Kosovë dhe cili është qëndrimi i tyre?
A do të kenë këta qasje konstruktive ndaj kërkesës së mërgimtarëve dhe cili do të jetë epilogu i këtij takimi?
Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i tyre, çfarë qasje do të kenë ata ndaj kërkesës së mërgimtarëve dhe cili do të jetë epilogu i këtij takimi, mërgimtarët janë të vendosur dhe të paluhatshëm në kërkesën e tyre legjitime, shoqërore e kombëtare.
Mërgata duhet ta ketë televizionin apo kanalin e saj televiziv.
Gati gjysma e kombit tonë jeton jashtë kufijve të atdheut e një televizion apo një kanal televiziv për këtë popullatë do të ishte më tepër se i domosdoshëm.
Të shpresojmë se institucionet tona do ta kuptojnë drejt kërkesën e mërgimtarëve.
Më në fund, kjo nuk është fontanë dëshirash, por kërkesë që domosdoshmërisht do aprovim dhe realizim nga institucionet e shtetit tonë.
Të shpresojmë, me dëshirën që të mos zhgënjehemi.

%d bloggers like this: