Ibrahim Xhemajli-Festivali i muzikës tradicionale “Beqir Sefë Gashi” që ishte paraparë të mbahet më 19 maj 2018 në Qendrën Kulturore në Malmø qenka anuluar!!?
Si ,kush,pse !?
Përkundër kontributit që kam dhënë në funksionimin e kësaj Qendre dhe për kundër bashkëpunimit me personelin e kësaj Qendre,e sidomos me drejtorin Naim Sadiku as unë nuk e kuptova shkakun e anulimit prandaj edhe publikisht po e shprehë pakënaqësinë time :

Inderuari drejtor i Qendres Naim Sadiku ,
përkundër respektit për Ju dhe aktivitetin në Qender më duhet ta shprehë pakënaqësinë për anulimin e këtij aktiviteti.
Si mund të anulohet një aktivitet i tillë pasiqë janë bërë gjitha pregaditjet ?,madje sic shkruani Ju qenka i përfshirë edhe në planin e aktiviteteve të Ministrisë së Diasporës…
Kush është i interesuar këtu të komprimitoj edhe Ministrinë e Diasporës dhe Qendren e Kulturës në Malmø…..!?
Manifestimet e tilla anulohen vetëm në raste të jashtëzakonshme ….
Cila qenka e jashtëzakonshmja në këtë rast !? .
Thuane për publikën.
Thuane për pjesëmarrësit nga Kosova që shpenzuan kohë e lekë për viza.
Thuane për aktivistët që muarën të lirë nga puna e tyre për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e Festivalit…
Thuane për gazetarët që kanë lënë aktivitetet tjera dhe rezervuam kohën e nevojshme për ta përcjellë këtë ngjarje.
Thuane edhe për rapsodin e ri Florim Selmani nga Danimarka, icili si fëmijë mori pjesë para 3 vite dhe fitoi cmimin e parë në këtë festival ….
Uroj që në të ardhmen që zyrtarët në Ministrinë e Diasporës së Kosovës dhe të Qendres së Kulturës në Malmø apo kushdoqofshin mos të bëjnë lojra të tilla …..
Aktiviteteve kulturore në Diasporë duhet t’u ipet prioritet e t’u kushtohet shumë më shumë kujdes .

Shpërndaje në