Ushtria liron mbi 1 mijë pengje nga Boko Haram
Ushtria e Nigerisë pretendon se ka liruar më shumë se 1 mijë pengje të mbajtur nga organizata terroriste Boko Haram, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë.
Grupi terrorist me bazë në veri të Nigerisë, e nisi kryengritjen e tij në vitin 2009 me qëllim krijimin e kalifatit islamik.
Ata kanë vrarë më shumë se 20 mijë persona dhe kanë detyruar miliona të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas organizatave të ndihmës, me mijëra persona janë rrëmbyer nga militantët.
Së fundmi, ushtria nigeriane ka postuar në “Twitter” se pengjet janë liruar nga fshatrat Malamkari, Amchaka, Walasa dhe Gora.
“Pengjet ishin kryesisht gra, fëmijë, si dhe disa të rinj që u detyruan të bëheshin luftëtarë të Boko Haram”, thuhet në njoftim.
Lajme të ngjajshme:
Sa bakshish duhet të lini në vendet europiane,dhe sa në Shqipëri,Kosovë...
Irani -SHBA, të dhënat që tregojnë fuqinë e dy ushtrive
NATO-130 avionë, 140 anije dhe 40 mijë trupa janë gati
Raporti sekret i NATO-s: Rusia po tërheq avionët e saj luftarakë nga Krimea
Turqia së shpejti heq gjendjen e jashtëzakonshme