Ushtria e Nigerisë pretendon se ka liruar më shumë se 1 mijë pengje të mbajtur nga organizata terroriste Boko Haram, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë.

Grupi terrorist me bazë në veri të Nigerisë, e nisi kryengritjen e tij në vitin 2009 me qëllim krijimin e kalifatit islamik.

Ata kanë vrarë më shumë se 20 mijë persona dhe kanë detyruar miliona të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas organizatave të ndihmës, me mijëra persona janë rrëmbyer nga militantët.

Së fundmi, ushtria nigeriane ka postuar në “Twitter” se pengjet janë liruar nga fshatrat Malamkari, Amchaka, Walasa dhe Gora.

“Pengjet ishin kryesisht gra, fëmijë, si dhe disa të rinj që u detyruan të bëheshin luftëtarë të Boko Haram”, thuhet në njoftim.

%d bloggers like this: