Themeluesi i i IKEA_s Ingvar Kamprad ,ka ndëruar jetë në moshën 91 vjecare, shkruan gazeta suedeze Degans Nyheter.

Njëri nga afaristët më të mëdhej të historisë së afarizmit suedez ka ndëruar jetë. Pas një sëmundje të shkurtër ,ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Småland të shtunën me datë 27.01.18 .

“Është e trishtueshme lajmi për vdekjen e themeluesit të IKEA_s, por në të njëjtën kohë, shumë krenar që ka pasur një jetë me domethënje të pasur. Unë me të vërtetë mendoj se ai ka pasur shumë kënaqësi gjatë ndërtimit të Ikea_s, thotë Lars-Johan Jarnheimer, kryetar i IKEA Holding, kompania mëmë e Ikea,dhe vazhdon: Ai në vitet 1900 ishte afaristi më i madhë,ndoshta më i madhi se të gjithë.

Në emër të personelit të IKES_s në faqen zyrtare të sa në Twiter shkruhet:”Ingvar do të na mungoj shumë dhe do të kujtohet me gjithë zemër nga familja e tij dhe nga punonjësit e IKEA-së anembanë botës”, thotë mesazhi.

Ingvar Kamprad ka punuar deri në momentet e fundit të jetës së tij . Edhe pse ai u largua zyrtarisht nga posti i tij në Ikea më 1988, ai mbeti një figurë e rëndësishme në grup dhe shërbeu si këshilltar i lartë deri në vdekjen e tij, njofton grupi.

Themeloi IKEA_n  në moshën 17 vjeçare
Ingvar Kamprad themeloi kompaninë në vitin 1943, kur ai ishte vetëm 17 vjeç.

Dyqani i parë i departamentit u hap në Småland në vitin1958 në qytetin  Älmhult, dhe nga atëherë Ikea u përhap në të gjithë botën. Ndërmarrja IKEA është përhaput në të gjithë botën ,aktualisht në 29 vende, e ndarë në 355 dyqane.

Në vitin 2016, Ingvar Kamprad ka festuar ditëlindjen e tij të 90 me një pasuri personale mbi 140 miliardë korona dhe me një titull si një nga burrat më të pasur në botë.

Në Danimarkë ekzistojnë pesë dyqane të ikeas, por egzistojnë plane për të hapur edhe më shumë dyqane në të ardhmen.

Magazina e gjashtë pritet të përfundojë në Kopenhagen në 2019, ndërsa Ikea në Esbjerg është planifikuar të përfundojë në vitin 2021.

Në dyqanet e Ikeas në Danimarkë, flamujt janë sot në gjysmë shtize.

RTVZERI.COM

 

Shpërndaje në