Pjesëtarët e Agjencisë për Hetime e Mbrojtje (SIPA) kanë arrestuar sot në Bihaq ish-komandantin e Armatës së Bosnjës e Hercegovinës,gjeneralin Atif Dudakoviqi. Siç raporton Klix.ba, ai është arrestuar me dyshimin për krime të kryera të luftës.

Sipas këtij burimi ai u arrestua në banesën e tij në Bihaq, ndërsa më vonë pjesëtarët e SIPA-s e dërguan në Sarajevë. Me Dudakoviqin janë arrestuar edhe të dyshuar të tjerë që vihen në lidhje me krime të luftës.

Jozyrtarisht pohohet se, ndër të tjerë, është arrestuar edhe Ibrahim Nadareviq, ish-ministër për Çështje të Luftëtarëve të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, aktualisht këshilltar e zëvendës i kryesuesit të Dhomës së Popujve të Kuvendt Parlamentar të BeH, Safet Softiqit. Po ashtu janë arrestuar edhe pjesëtarë të Korpusit të Pestë të Armatës së Republikës së BeH, Ejup Kozhenjiq dhe Huso Ballagiq.

 

Shpërndaje në