60 TË VDEKUR NGA SULMI I ORGANIZATËS TERRORISTE BOKO HARAM
Sulmi i kryer nga grupi xhihadist, Boko Haram në qytetin Ran të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e 60 personave, njoftoi “Amnesty International”, që kreu një hetim.
“Sulmi më i përgjakshëm i Boko Haram në Ran, qytet në verilindje të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave”, theksoi kjo organizatë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Sulmi është kryer të hënën e kësaj jave, por nuk ka pasur informata të plota për numrin e viktimave .
Nga ana tjetër rreth 30000 persona janë arratisur në drejtim të Kamerunit, për t’i shpëtuar këtij grupi xhihadist që kontrollon këtë zonë.
Lajme të ngjajshme:
Sot zgjedhjet parlamentare në Turqi,opozita e bashkuar sfidon Erdoganin
Mediat ruse "zbulojnë" edhe një shtëpi të verdhë
Erdogan nis arestimin e gazetarëve, që raportuan kunër shijes së tij
Europol aksion kundër krimit në Ballkan: 148 të arrestuar, mes tyre shqiptarë
Raporti sekret i NATO-s: Rusia po tërheq avionët e saj luftarakë nga Krimea