đ„ KUVENDI MIRATON NĂ LEXIM TĂ DYTĂ NDRYSHIMET NĂ LIGJIN PĂR SPECIALEN â 88 VOTA PRO
đ„ KUVENDI MIRATON NĂ LEXIM TĂ DYTĂ NDRYSHIMET NĂ LIGJIN PĂR SPECIALEN â 88 VOTA PRO
Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht, në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, projektligji mori 88 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Vendimi u përcoll me duartrokitje nga deputetët e pranishëm.
Votimi u zhvillua në një seancë të jashtëzakonshme, pasi deputetët miratuan shmangien nga afatet e zakonshme procedurale, duke mundësuar shqyrtimin e përshpejtuar të projektligjit. Nisma ishte propozuar nga PDK-ja dhe në votimin përfundimtar mori mbështetje edhe nga deputetë të LVV-së, AAK-së dhe komuniteteve joserbe.
Një ditë më parë, ndryshimet kishin kaluar leximin e parë me 91 vota pro, por votimi përfundimtar ishte shtyrë. Jashtë Kuvendit ishin zhvilluar protesta me kërkesën që ndryshimet të miratoheshin edhe në lexim të dytë.
Pas miratimit tĂ« ligjit, Kuvendi vazhdoi me pikĂ«n tjetĂ«r tĂ« rendit tĂ« ditĂ«s â zgjedhjen e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Burimi: Kuvendi i Republikës së Kosovës / Nacionale
#ZeriNews #Kosova #Kuvendi #Specialja #Haga #DhomatESpecializuara #UĂK #Lajme
Lajme të ngjajshme:

Thaçi-Vuçiç bisedojnë me zyrtarin amerikan, nuk i përmendin kufijtë

Mbrojtja kundërshton pranimin e disa dokumenteve si prova, nuk është vërtetuar autenticiteti i tyre

Fillon projekti i autostradës më të gjatë në Kosovë
