🇽🇰 Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës
🇽🇰 Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës
PRISHTINË – Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re zhvillohet sot, më 7 tetor, në oborrin e Presidencës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, mysafirëve dhe të ftuarve të tjerë.
Shiroka-Pula u zgjodh nga Kuvendi me 81 vota, duke siguruar shumicën e nevojshme. Pas zgjedhjes, ajo dha betimin para deputetëve të Kuvendit.
Në fjalimin e saj të parë si presidente, Shiroka-Pula theksoi se mandati i saj u përket qytetarëve dhe se synon të jetë presidente e të gjithëve, pa dallime politike, etnike apo shoqërore. Ajo premtoi angazhim për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.
Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe akademike. Ajo ka shërbyer më parë edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave dhe si deputete e Kuvendit të Kosovës.
#ZeriNews #Kosova #JustinaShirokaPula #Presidenca #Prishtina #Presidente #Lajme



