Shakira po vjen me këngë të re, e paralajmëroi me mikrofon duke thënë se po ‘gatuan’ diçka të re.

Ajo ka qenë një superyll global për dekada, shkruan Daily Mail.

Shakira paralajmëroi këngën e saj të re para fansave në Instagram, përmes një postimi.

Artistja kolumbiane 44-vjeçare postoi një fotografi kur këndonte në një mikrofon përpara një stende muzikore.

Po gatuaj diçka!’, ka shkruar në mbishkrimin e postimit për më shumë se 70 milionë ndjekësit e saj dhe më pas të njëjtin mesazh e shkroi në gjuhën spanjolle ‘Cocinando algo!’.

Edhe pse është e njohur për paraqitjet e saj magjepsëse në skenë, ajo qëndroi në një pamje më të rastësishme dhe komode gjatë regjistrimit.

Postimi i saj i fundit vjen rreth tre muaj pasi ajo publikoi një këngë të re të quajtur Girl Like Me në bashkëpunim me Black Eyed Peas.

Videoja muzikore ka grumbulluar më shumë se 310 milionë shikime në YouTube dhe kënga e vetme ka dalë në krye të tabelës Latin Airplay të Billboard. 

Shpërndaje në