Dy anëtarë të grupit legjendar anglez të rock-ut Pink Floyd, janë ribashkuar për të publikuar këngën e tyre të parë të re, pothuajse pas tre dekadave. Lansimi i saj ka për qëllim  mbledhjen e  fondeve për t’i ndihmuar Ukrainës.

“Hey, Hey, Rise Up”, është një bashkëpunim ndërmjet bateristit Nick Mason dhe kitaristit e vokalistit David Gilmour, i cili i ishte bashkuar grupit pak pas formimit të tij më 1967, si dhe këngëtarit ukrainas Andriy Khlyvnyuk të grupit BoomBox. Roger Waters, i cili u largua nga Pink Floyd në vitet 1980, nuk është i përfshirë, raporton Euronews.

Pink Floyd – Hey Hey Rise Up (feat. Andriy Khlyvnyuk of Boombox)

Here is the official video for ‘Hey Hey Rise Up’, Pink Floyd’s new Ukraine fundraiser feat Andriy Khlyvnyuk of Boombox. Stream / download from midnight at ht…

Khlyvnyuk ndërpreu një turne në SHBA dhe u kthye në shtëpi pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Disa ditë më vonë ai regjistroi një klip duke kënduar një këngë patriotike ukrainase, The Red Viburnum in the Meadoë, pranë Katedrales së Shën Sofisë në Kiev .

Klipi dhe kënga, të cilat bënë bujë në rrjetet sociale, janë edhe temë e Hey Hey, Rise Up. Ajo u shkrua ndërsa Khlyvnyuk ishte në spital duke u rikuperuar nga një plagosje që ia shkaktuan copëzat e granatës

Klipi  ndërthuret me pamjet e qytetarëve ukrainas dhe strehimoreve ku njerëzit i thonë lamtumirë njëri-tjetrit, ndërsa përgatiten të largohen nga vendi.

Gilmour, i cili më parë performoi me BoomBox në Londër në vitin 2015, tha se videoja ishte “një moment i fuqishëm që më bëri të dëshiroja ta bëjë këngë”.

Ndërsa Khlyvnyuk i cili ishte duke u rikuperuar  nga plaga tha: “Unë i këndova atij pjesë të këngës në telefon dhe ai më dha bekimin e tij. Shpresojmë të bëjmë diçka së bashku në të ardhmen.”

Të ardhurat nga kjo këngë do të shkojnë për Fondin e Ndihmës Humanitare për Ukrainën.

 “Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur dhe demokratik, Ukrainën”tha Gilmour.

Shpërndaje në