Aktori dhe humoristi i njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Jim Belushi e ka vënë në shitje vilën e tij në Los Angeles

E ndërtuar me një stil mesdhetar, shtëpia ka çmimin prej 27 milionë dollarë.

Shtëpia gjendet në lagjen Bretwood dhe është në treg nga dita e sotme. Shtëpia ishte vënë në shitje edhe në nëntorin e vitit të kaluar por nuk u shit për shkak të çmimit të saj prej 29.9 milionë dollarë.

Belushi, 64 vjeçar, për herë të tretë e vënë shtëpinë në shitje pasi që dy herët kishte dështuar ta shes atë. Herën e parë ai e kishte vënë atë në shitje për 38.5 milionë dollarë, transmeton GazetaExpress.

Ai e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dollarë, ku kishte prishur një shtëpi të viteve 1950-të, për të ndërtuar këtë shtëpi në këtë stil.

Vila, është e madhe 1300 metra katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi, 11 tualete dhe një dhomë verë. Vila ka një kopshte te stilit mesdhetar, lëndina, oborre, një pishinë dhe një xhakuzi.

Jim Belushi, është bërë i njohur për publikun me programin “Saturday Night Live’, kurse në mes të viteve ‘80-të dhe serialin “According to Jim” i cili u shfaq në televizionet amerikane prej vitit 2001-2009.

Shpërndaje në