Viti që sapo lamë pas do të cilësohet si viti më i errët për industrinë më të madhe të kinemasë. Akuzat për ngacmime seksuale nga emra të njohur si producenti Harvey Weinstein, Louis Szekely dhe aktori Kevin Spacey tronditën Hollywood-in.

Ajo çfarë pritet nga ceremonia nuk janë vetëm fituesit por edhe qasja ndaj skandaleve seksuale në industrinë e filmit.

Shumë nga aktorët në tapetin e kuq do të parakalojnë të veshur në të zeza për t’u solidarizuar me viktimat e ngacmimeve seksuale, që u bë shkak për ngritjen e një lëvizjeje të quajtur “Time’s up”, “Koha mbaroi”, nga aktore të famshme si Meryl Streep dhe Reese Witherspoon. 1

5 milionë Dollarët e grumbulluar deri më tani do të shkojnë për viktimat e ngacmimeve seksuale, dhunës psikologjike dhe diskriminimit.

75-vjetori i çmimeve Golden Globe do të prezantohet nga komediani Seth Meyers, që vështirë të besohet se nuk do të lë pa ironizuar Donald Trump, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan CNN.

Pavarësisht të gjithave, kritika shkruan se gjatë 2017-ës, Hollywood-i prodhoi një art të jashtëzakonshëm, që provën e parë do ta kalojë sonte në ndarje e çmimeve të Golden Globe.

“Shape of Water”, pritet të jetë fituesi i madh. Filmi me regji të Guillermo del Toro është nominuar në 7 kategori. Historia e dashurisë mes një gruaje memece dhe një krijese të mbinatyrshme të detit renditet e para në gjithë klasifikimet.

Aktorja më e mirë parashikohet të jetë Frances Mc Dormand,  ne filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri, ndërsa statuja për aktorin më të mirë pritet ti jepet Gary Oldman, në filmin “Darkest Hour”.

Shpërndaje në


0 comments

You must be logged in to post a comment.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

13 December 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget